Arrestohen katër persona për rrëmbim në Rahovec dhe Suharekë

Katër persona janë arrestuar pas bastisjeve të kryera në Rahovec dhe Suharekë.

Sipas policisë, bastisjet janë kryer me urdhëresë të lëshuar nga gjykata në vazhdimësi të hetimit të rastit Person i zhdukur-Rrëmbim.

” Pas bastisjeve te personave te dyshuarit RA,SHK,RB dhe F F janë shoqëruar në polici. Te i dyshuari R A gjate bastisjes ne shtëpinë e tij janë sekuestruar përkohësisht: dy shtëpiza te kompjuterit dhe një USB ne cilësinë e provave materiale. Te arrestuarit janë intervistuar ne prani te avokateve mbrojtës”.

Me vendim të prokurorit personat e dyshuar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, transmeton Klan Kosova.

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Lajmet e Fundit