26.8 C
Prizren
E hënë, 5 Qershor, 2023

Arrestohen pronarët e dy kompanive me seli në Prizren dhe Prishtinë për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim

Prokuroria Themelore në Prizren, pas grumbullimit të informacioneve lidhur me një publikimin të Rrjetit të Organizatave Joqeveritare “AVONET”, ka arrestuar dhe ndaluar pronarët e kompanive “NABS” sh.p.k. dhe “CONS ENG” sh.p.k., përkatësisht të dyshuarit me iniciale G. P., S. S. dhe B. S. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

“Me datë 12 prill 2021, Rrejti i Organizatave Joqeveritare “AVONET” ka publikuar një deklaratë për media rreth procesit të aktivitetit të prokurimit “Instalimi i ndriçimit publik dhe riparimi i ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit”, numër të prokurimit 622-20-2058-2-1-1, me titull “Komuna e Prizrenit i ka dhënë operatorit ekonomik kontratën në vlerë prej 1,394.853.90 Euro me dokumente fiktive (jo reale)”, ku ata pretendonin se fatura e datë 01.05.2020 me nr. 1052020, e cila faturë ka plotësuar kriterin e kërkuar nga ana e Autoritetit Kontraktues, e njëjta është e dyshimtë pasi që nuk është deklaruar si shitje nga ana e biznesit “CONS ENG” sh.p.k. si dhe nuk është e regjistruar si blerje nga ana e biznesit “NABS” sh.p.k”, thuhet në njoftim.

Pas publikimit të kësaj deklarate, Prokurori i Shtetit, sipas detyrës zyrtare, ka ndërmarrë veprime hetimore për grumbullimin e informacioneve duke siguruar dosjen e tenderit dhe pas intervistimit të të dyshuarve, të njëjtit janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

Më Shumë

Haradinaj kërkon mocion për rrëzimin e qeverisë Kurti II: Po rrezikohet sovraniteti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur pas mbledhjes së kryesisë së partisë. Ai ka thënë se qëndrimi i partisë së tij, është që të...

Haaland paralajmëron Interin: City me bleu për tripletën

Erling Haaland e ka shijuar në maksimum sezonin e parë në Angli, dhe këtë e dëshmojnë numrat e tij. Haaland, ka pasur një sezon të...

Parashikimi i motit

Lajmet e Fundit