6.3 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Arrestohet grabitësi i zinxhirëve në Prizren

zingjirPolicia ka arrestuar të dyshuarin N. Fetahaj, ngase dyshohet se ia kishte rrëmbyer një zinxhir të artë nga qafa një gruaje.

Hetues policorë nga Stacioni policor i Prizrenit, sot, në orët e pasdites e kanë arrestuar të dyshuarin N. Fetahaj, ngase dyshohet se i njëjti me datën 25 shkurt, në orët e pasdites ia kishte rrëmbyer një zinxhir të artë nga qafa një gruaje e cila po e shoqëronte fëmijën e saj nga shkolla për në shtëpi.

Në ato momente i dyshuari kishte arritur të ikte në drejtim të panjohur. Pas raportimit të rastit nga viktima, grupi hetimor ka arritur që ta identifikojë të dyshuarin, ndërkaq sot kur është vërejtur në afërsi të Shkollës Fillore “Mati Logoreci” është ndaluar nga policë në rroba civile.

Pas prezantimit të policëve, i dyshuari e vëren se do të arrestohet, merr vrapin, por jo më shumë se nja 120 metra sepse policët nuk e kanë lejuar të ik më tej.

Për rastin është informuar prokurori publik i cili ka nënshkruar vendimin për ndalimin e të dyshuarit.

Vlen të theksohet se i dyshuari është i njohur për policinë edhe për tri raste tjera të ngjashme të grabitjes së zinxhirëve nga qafa e femrave në qytetin e Prizrenit.

Më Shumë

I kërkonin 100% kamatë mujore viktimës, arrestohen dy të dyshuar për fajde në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin për fajde. Sipas raportit 24-orësh, të dyshuarit dyshohet se kanë ngarkuar një viktimë mashkull kosovar me kamatë...

200 mijë qytetarë pritet të mblidhen në marshimin e Prishtinës për krerët e UÇK-së në Hagë: Drejtësi, jo politikë

Në 18 vjetorin e pavarësisë, në Prishtinë sot do të mbahet marshi “Drejtësi, jo politikë” , i cili është organizuar nga platforma “Liria ka...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit