Arrestohet i dyshuari në Malishevë, e ndoqi me veturë dhe ngacmoi një të mitur duke u kthyer nga shkolla

Një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë nga policia pasi i njëjti kishte ngacmuar një të mitur në Malishevë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, e mitura e kishte raportuar të dyshuarin pasi i njëjti sipas saj e kishte ngadalësuar automjetin e tij dhe i kishte kërkuar të shkonte me të, ose do ta merrte ai.

“Malishevë 18.06.2021 ? 15:40. Viktima femër e mitur kosovare ka raportuar se deri sa kishte qenë duke u kthyer në shtëpi nga shkolla  një person i panjohur e kishte ngadalësuar automjetin e tij duke i thënë se a po hyn në automjet apo po të marr”, thuhet në raport.

Tutje, në raport thuhet se “Pas hetimeve te zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”. 

Më Shumë

Mallorca vendos çmimin për Muriqin, prizrenasi drejt largimit

Krerët e Mallorcas raportohet se tashmë kanë përcaktuar çmimin për kartonin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pritet të largohet...

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Shumë kosovarë kanë shfrytëzuar ditën e Kurban Bajramit për të festuar dhe për të vizituar qytetet dhe pikat turistike në Shqipëri. Dita e Kurban Bajramit...

Lajmet e Fundit