Arrestohet një hajn në Prizren

I dyshuari pëër vjedhje të telefonit, A. B. është arrestuar dje në Prizren.

“Me datën 22tetor të 2017, rreth mesnate, në rrugën “Zanat” në Prizren, një i dyshuar e kishte sulmuar fizikisht një qytetar të cilit i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore e më pas i kishte grabitur një telefon celular dhe disa gjësende tjera”.

“ Atëkohë viktima kishte pranuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren”.

“Pas inicimit të rastit, hetues policorë, në vazhdimësi kanë punuar për identifikimin e të dyshuarit A. B. I cili është arrestuar dhe gjatë kontrollit në portofolin e tij është gjetur një sasi e vogël e narkotikut”.

“Gjatë hetimeve është gjetur edhe telefoni, i cili i ishte shitur një personi dhe i njëjti do të shërbejë si provë materiale në procedura hetimore. Vlen të theksohet se i dyshuari ndiqet penalisht edhe për dhunë në familje”.

Më Shumë

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

Lajmet e Fundit