Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e 4 gushtit në Lladrovc të Malishevës

Lidhur me vrasjen që ka ndodhur në fshatin Lladrovc të Malishevës në fillim të muajit gusht, mbrëmë Policia e Rajonit të Gjakovës ka arrestuar një person të dyshuar.

Siç merr vesh KALLXO.com, i arrestuari F.Z. dyshohet se më datën 4 gusht 2018 e ka vrarë 57 vjeçarin S.B. në fshatin Lladrovc.

Zëdhënësja e Policisë për KALLXO.com ka thënë personi i arrestuar dyshuar është F.Z., por nuk ka dhënë detaje tjera.

“Vrasja ka ndodhur me 8 Gusht të këtij viti, në ora 9:30 në fshatin Lladrovc të Malishevës. Viktima në këtë rast ka qenë personi S.B 57 vjeçar”, ka thënë zëdhënësja e policisë Lirije Podrimja.

Sipas Policisë i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe ndaj të njëjtit janë duke vazhduar hetimet

Më Shumë

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Lajmet e Fundit