Arrestohet një person në fshatin Xërxë për shitje të barnave me çmime të ngritura

 Policia e Kosovës, të mërkurën, e ka arrestuar një person në fshatin Xërxë të Rahovecit, si të dyshuar për ngritjen e çmimeve të barnave.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari e kishte hapur barnatoren e tij dhe kishte shitur barna me çmime të ngritura.

“Me 08 prill 2020 rreth orës 16:30, është raportuar se gjatë kontrollit në barnatorën e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur disa paketime të medikamenteve të ndryshme të cilat dyshohet se kanë qenë duke u shitur me çmime të ngritura” thuhet në raport.

Tutje, thuhet së paketimet e këtyre medikamenteve i janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

27 vite pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat gjermane kaluan përmes Kukësit

Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së...

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Lajmet e Fundit