15 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Arrestohet personi i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar për vrasje në tentativë

Policia ka arrestuar sot një person i cili kërkohej pasi ishte i dënuar për vrasje në tentativë.

Kështu kanë bërë të ditur nga policia në Prizren përmes një komunikate për medie.

“Policia në Prizren pas një pune operativo-taktike dhe një informate inteligjente ka arritur që të arrestojë personin e kërkuar E.XH, mashkull, kosovar, i datëlindjes 1977, person ky që kërkohej ne bazë të urdhëresë me shkrim të Gjykatës Themelore në Prizren”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, i dënuari kërkohej për veprën penale ‘Shkaktimi i Rrezikut te Përgjithshëm”, “Mbajtja ne pronësi, kontroll dhe posedim te paautorizuar te armeve” si dhe veprën penale “Vrasje ne Tentative”.

“Me vendim te gjykatës dërgohet në vuajtjen e dënimet me kohe zgjatje prej 4 vite e 100 ditë burg”, thuhet në komunikatën për medie. /Telegrafi/

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit pret në takim përfaqësuesit e Odës Regjionale të Avokatëve të Prizrenit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me Zëvendëskryeprokurorin Labinot Jetishi, kanë zhvilluar sot një takim pune me Kryetarin e Odës...

Nis asfaltimi i rrugës “Xhemë Gostivari” në Prizren

Në kuadër të investimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka nisur punimet për asfaltimin e rrugës “Xhemë Gostivari”, një prej...

Lajmet e Fundit