Arrestohet personi i tretë për grabitjen në depon ndërtimore në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe të dyshuarin e tretë për grabitjen në një depo ndërtimore në lagjen “Dardania” në Prizren të ndodhur në dhjetor të vitit të shkuar.

B.H i është caktuar edhe masa e ndalimit prej 48-orësh.

“Sot, më 30 mars 2021, pas hetimeve të zhvilluara, njësitë e specializuara dhe ato të hetimeve ndërmorën një aksion dhe filluan operacionin e bastisjes me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren, dhe gjatë realizimit të bastisjes në dy lokacione në Prishtinë, njësitë policore të hetimeve kanë arritur që të identifikojnë dhe të ndalojnë të dyshuarin e tretë i cili ishte i përfshirë në rastin e grabitjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia po i vazhdon hetimet për këtë rast./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Diskutohet progresi i Masterplanit të Hapësirave Publike të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e GIZ Kosovo nga komponenta e Zhvillimit Urban Qarkor (Kosovo4Green) dhe përfaqësuesit e kompanisë Urban Plus,...

Drejtoresha e Arsimit në Prizren ngushëllon familjen Shoshaj

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllime për familjen Shoshaj pas ndarjes nga jeta të Shefit të Arsimit, Elbasan...

Lajmet e Fundit