Begaj, priti komandantin e LMT-së në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në zyrën e tij, komandantin e LMT-së, njësi ndërlidhëse e KFOR-it, Mauchle Benjamin. Ky takim kishte karakter përshëndetës, për shkak të ndërrimeve të rregullta në këtë njësi të KFOR-it zviceran, dhe me këtë rast kryetari Begaj, e falënderoi për bashkëpunimin e mirë dhe i uroi sukses në karrierën e tij të mëtutjeshme ushtarake.

“Kudo që shërbeni, brenda Kosovës, ju jeni në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Shpresoj që keni kaluar mirë në Malishevë dhe ju dëshiroj shumë suksese në karrierën tuaj ushtarake, nëse do ta vazhdoni këtë karrierë. Unë ju falënderoj për bashkëpunimin tuaj të mirë dhe për angazhimin tuaj, sidomos gjatë vërshimeve, ku në disa raste i keni ndihmuar qytetarët tanë dhe keni qenë përkrah neve”, tha Begaj.

Ndërsa komandanti i LMT-së zvicerane, M.Benjamin, sqaroi se ndërrimet në njësitë e LMT-së, “bëhen çdo gjashtë muaj, dhe se ka përvojë të jashtëzakonshme të bashkëpunimit të ndërsjellë me Komunën e Malishevë dhe me qytetarët e Malishevës”.

Më Shumë

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Numërohen mbi 80% të votave nga KQZ: LVV 43,63%, PDK 21,77%, LDK 18,01%, AAK 7,43%

Lëvizja e Vetëvendosje ka marrë 43,63% të votave të rregullta, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 81,10% e vendvotimeve të procesuara. Partia...

Lajmet e Fundit