Arrestohet pronari i firmës së zhavorrit pas vdekjes së punëtorit

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar pronarin e firmës së zhavorrit në Kramovik të Rahovecit ku ditë më parë ka vdekur një 27-vjeçar.

Sipas njoftimit, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një 27-vjeçar nga fshati Kramovik i Rahovecit kishte vdekur pasi e ka zënë zhavorri.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për KALLXO.com pati bërë të ditur se, sipas personelit mjekësor në vend ngjarje, viktima ka qenë me shenja jete dhe është dërguar në Spitalin e Gjakovës, por më vonë kishte vdekur.

Viktima kishte qenë duke punuar kur kishte ndodhur momentin tragjik.

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është zhdukur një femër. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar fillimin e hetimeve. ‘’PERSON I ZHDUKUR Prizren /...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit