Arrestohet zyrtari policor në Suharekë, goditi me veturë një fëmijë 14 vjeçar

Një aksident ka ndodhur  të dielën në Samadraxhë të Suharekës.

I dyshuar është një zyrtar policor.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se zyrtari policor (emër i njohur për redaksinë) i dyshuar është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se ka goditur një të mitur 14-vjeçar me veturën e tij private.

Siç thonë të njëjtat burime, polici ka qenë jashtë detyrës zyrtare kur dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, si pasojë e të cilit fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore, për çka fillimisht është trajtuar në Spitalin e Prizrenit, e më pas është transferuar në QKUK për të vazhduar tretmanin mjekësor.

Sipas informacioneve të para, deri të aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, në atë mënyrë që posa polici i dyshuar ka arritur të afërsi të vendkalimit për këmbësorë, ka goditur të miturin.

Lajmin se i dyshuar është një zyrtar policor e kanë konfirmuar edhe nga Policia rajonale e Prizrenit, por nuk kanë dhënë më shumë informacione.

Më Shumë

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Lajmet e Fundit