9.1 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Arsyetimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit për lirimin nga akuza të policit i cili akuzohej për përvetësim në detyrë

Gjykata Themelore në Prizren, e ka publikuar të plotë aktgjykimin, me arsyetimin  e lirimit nga akuza të policit Selman Ukzeka, i cili akuzohej për përvetësim në detyrë.

Në arsyetimin e aktgjykimit thuhet se deklaratës së të dëmtuarit S.Sh., gjykata nuk ia fali besimin, i cili pretendon se më rastin e ndalimit në Stacionin Policor në Prizren, përveç gjësendeve tjera, të hollave, ka pasur edhe dy bankënota me nga 5 euro dhe se në regjistrin të cilin e ka nënshkruar nuk i ka parë gjësendet përveç shënimeve personale të tij, nga të dhënat mbi pronën, proces ky i nënshkruar nga i akuzuari S.U., dhe i dëmtuari.

Sipas arsyetimit të aktgjykimit shihet qartë se i ndaluari-i dëmtuari S.Sh., nuk ka pasur dy bankënota me nga 5 euro, por ka pasur vetëm një bankënotë prej 5 euro dhe se nuk është vërtetuar saktësisht se i dëmtuari më rastin e ndalimit, dorëzimit të sendeve a ka pasur një bankënotë në vlerë prej 5 euro apo dy bankënota me nga 5 euro.

Gjithashtu në arsyetim thuhet se  gjykata nuk marrë për bazë deklaratën e të dëmtuarit kur tha se nuk ka mundur të dijë formën e letrës së ofruar për nënshkrim, e cila ka pasur vetëm shënime personale, gjitha sendet nuk kanë qenë të shënuara, mirëpo, nga letra mbi pronën shihet qartë se përveç policit-akuzuarit ajo ka qenë e nënshkruar edhe nga i dëmtuari S.Sh.

Po ashtu, në aktgjykim thuhet se deklarimit të dëshmitarit R.B, gjykata nuk mund t’i besoi, pasi që dëshmitari ka deklaruar atë çka e ka dëgjuar nga i dëmtuari kundrejt të akuzuarit S.U. ndërsa në anën tjetër i dëmtuari në deklarimin e tij në asnjë rast nuk e përmend faktin se shumën prej 5 euro ia kishte marr i akuzuari për t’i blerë bukë. Kësisoj deklarimi i këtij dëshmitari është në kundërshtim me të gjitha provat tjera të paraqitura në shqyrtim gjyqësor thuhet në aktgjykim.

Tutje në aktgjykim thuhet se nga leximi i kopjes së formularit mbi të dhënat e pronës, vërtetohet se i akuzuari i kishte regjistruar sendet të cilat i posedonte me vete i dëmtuari me rastin e ndalimit policor, ku e kishte evidentuar shumën prej 5.20 euro.

Në fund thuhet se Gjykata duke e analizuar me kujdes deklarimin e  të akuzuarit si dhe nga provat e tjera ia fali besimin në tërësi deklarimit të akuzuarit, pasi që edhe nga i dëmtuari dhe nga provat materiale u vërtetua një gjendje tjetër faktike e kundërt e atë të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Pa ashtu, në fund të aktgjykimit thuhet se Gjykata përfundimisht me anë të provave të administruara nuk mundi të vërtetoi fajësinë e të akuzuarit pasi të gjitha provat e sidomos deklarimi i të dëmtuarit S.Sh., e cila ishte e paqartë dhe konfuze dhe provat materiale ishin në favor të akuzuarit. Në fakt deklarimet e të dëmtuarit dhe dëshmitarëve R.B., dhe B.K., ishin në kundërthënie pasi që vetë i dëmtuari në asnjë rast nuk e dinte sa para i kishte me vete me rastin e ndalimit, përderisa dëshmitarët në fjalë kishin deklaruar rrethana tjera që nuk lidhen me deklarimet e të dëmtuarit.

Andaj duke u bazuar në provat e lartcekura nuk u vërtetua fajësia e të akuzuarit dhe në këtë mënyrë gjykata e ka liruar nga akuza të akuzuarin në kuptim të nenit 364 par.1 pika 1.3 të KPP-së.

Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur më 31 tetor 2019, Selman Ukzeka akuzohet se me 10 maj 2019, në cilësinë e zyrtarit policor në Qendrën e Ndalimit në Stacionin Policor “Alfa” në Prizren, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, përvetëson pasurinë e cila i është besuar për shkak të detyrës apo pozitës së tij.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari, pa ia marrë shënimet personale të ndaluarit-të dëmtuarit Sylë Shala, i drejtohet me pyetjen: “A janë këto gjësende, 2×5 euro, aksesori, ora e dorës dhe kuleta e juaja?” dhe në momentin kur i ndaluari shfrytëzon tualetin, i akuzuari bën regjistrimin e gjësendeve, me ç ’rast përvetëson njërën nga bankënotat prej pesë euro.

Sipas aktakuzës, kur i dëmtuari del nga tualeti, i pandehuri ia jep formularin për nënshkrim, e bastis në trup dhe e dërgon në dhomë.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i pandehuri, pas 30 minutave, shkon në dhomën e ndalimit dhe e pyet të dëmtuarin për disa kartëmonedha të huaja, të cilat pasi i nxjerr nga kuleta ia ofron të dëmtuarit në shikim, e më pas në formular të pranimit e regjistron se i dëmtuari, përveç gjësendeve të lartpërmendura, i ka pasur vetëm 5 euro e 20 cent. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Andersoni i Bashkimit, MVP i derbit dhe javës

Java e katërt e ProCredit Superligës dhuroi sfida interesante. Bashkimi fitoi derbin ndaj Sigal Prishtinës, duke mbetur i pamposhtur në elitë dhe njëkohësisht ia...

Pas Kinollit, Abrashi bashkon forcat edhe me Erxhan Galushin për garën në Prizren

Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga LVV, Artan Abrashi pas marrëveshjes së arritur me Albert Kinollin, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me...

Lajmet e Fundit