16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Me art kundër korrupsionit, aktivitet interesant në Prizren në shënimin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, KDI ka zhvilluar një aktivitet në Prizren, përmes një gare për karikaturën më të mirë.Nëpërmjet kësaj gare, qytetarët patën rastin që nëpërmjet veprave të artit të shfaqin pasojat që korrupsioni po i sjell shoqërisë kosovare në të gjithë sektorët si shëndetësi, arsim, infrastrukturë, ambient, prokurim publik etj.

Mbi 10 artistë jo vetëm nga Prizreni, të shtunën në sheshin e Lidhjes punuan karikatura të ndryshme në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Këshilltari ligjor i KDI-së, Florent Spahija, tha se ky aktivitet ishte tejet interesant, për të dhënë mesazhin e fuqishëm që të luftohet fenomeni shqetësues i cili po e stagnon zhvillimin e Kosovës.

Ai tha se të gjitha karikaturat do të vendosen në një kalendar publik nga KDI, i cili më pas do i dorëzohet institucioneve për ta vendosur atë nëpër objekte ku ato funksionojnë.

Këshilltari Spahija, tha më tej se edhe në të ardhmen do të ketë aktivitete të ngjashme, të cilat tha ai, kanë për qëllim luftimin e korrupsionit dhe sundimin e rendit dhe ligjit në shtetin e Kosovës, i cili është në nivele shqetësuese, theksoi ai.

Nga juria e përzgjedhur për këtë garë, karikatura e artistit, Bujar Qeriqi, është përzgjedhur më e mira, ndërsa lauerati i çmimit të parë tha se ishte nder për të të marr pjesë në një ngjarje që i kushtohet një dukurie shqetësuese në vend.

Në mesin e më të mirëve në këtë garë u përzgjodhën edhe karikaturat e pjesëmarrësve, Denis Biblekaj dhe Mehmet Bytyçi…/tvprizreni.com/

Më Shumë

Bruce Springsteen bashkohet në skenë me Zach Bryan dhe Maggie Rogers (Video)

Legjenda e folk-rokut, Bruce Springsteen, iu është bashkuar dy yjeve të reja të muzikës, Zach Bryan dhe Maggie Rogers. Bosi gjeti kohë për t’u shkëputur...

Albin Kurti sot i mbush 49 vjet

Sot është një ditë tejet e veçantë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai sot e feston ditëlindjen e 49-të. Kurti ka lindur më 24 mars...

Lajmet e Fundit