Artistja Adela Jusic, me ekspozitë edhe në Prizren

Bashkë me artisten Andreja Dugandzic ajo do të hapë me datë 10 gusht ekspozitën e saj të radhës në DokuFest – “Unerasable”. Jusic është bashkëthemeluese e Asociacionit për Art dhe Kulturë – Cverna.

Vitin e kaluar ajo ishte një ndër artistet pjesëmarrëse në Ekspozitën Muslim Mulliqi – “Out of the blue”.
E lindur në Sarajevë, Adela Jusic është një nga artistet më premtuese të gjeneratës së saj, që merret kryesisht me video dhe fokusohet në eksperiencat e saj të luftës, pozitën e grave në luftë, religjionin dhe ambientin ku ajo është rritur.

Artistja gjatë verës ka planifikuar disa aktivitete artistike. Nga data 2 e deri me 8 gusht ajo do të marrë pjesë në një punëtori në Tirana Ekspress, ndërsa me datë 4 gusht do të hapë ekspozitën e saj në Miza Gallery, shkruan KultPlus.

Bashkë me artisten Andreja Dugandzic ajo do të hapë me datë 10 gusht ekspozitën e saj të radhës në DokuFest – “Unerasable”. Jusic është bashkëthemeluese e Asociacionit për Art dhe Kulturë – Cverna. / KultPlus.com

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Lajmet e Fundit