11.6 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Asamblistes së VV në Prizren i reagon një zyrtar i QPS: Listat selektive i bëri një parti tjetër dhe jo LDK-ja

Zyrtari i Qendrës për Punë Sociale në Prizren, Bashkim Rakaj, i ka reaguar asamblistes së Vetëvendosjes, Mimoza Bushrani, në lidhje me pretendimet e saja se pakot familjare ushqimore po ndahen në baza partiake.

Rakaj ka shkruar se pretendimet e Bushranit nuk janë të vërteta, duke thënë se drejtori Fejzë Kabashi ka ndihmuar familjet në nevojë në Komunën e Prizrenit kur këtë nuk e kishte bërë askush në komunë.

Sipas tij, Bushrani po e akuzon një drejtor, i cili “be?nte ngarkues shkarkuesin. Ai dhe pse drejtor be?nte “hamallin”, ka shkruar Rakaj.

Tutje Rakaj ka shkruar se listat selektive janë shkruar nga një parti tjetër e që nuk është Lidhja Demokratike e Kosovës.

 

Më Shumë

Bashkimi kërkon fitore sonte në Rahovec 

Xhiroja e 23-të në elitën e basketbollit kosovar do të përmbyllet sonte me përballjen mes Rahovecit 029 dhe Bashkimit, që zhvillohet nga ora 19:30,...

Prizren/ Dorëzohet në polici një i dënuar me mbi 6 vite burg efektiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i kërkuar nga drejtësia është dorëzuar në polici dhe më pas është dërguar për vuajtjen e...

Lajmet e Fundit