10.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Tetor, 2025

Asllanaj shpreson se do të emërohet për kryetar të Suharekës

SaliAsllanaj-LDK-suharekeKryesia e LDK-së në Prishtinë në fazën e parë nuk ka emëruar kandidatin për kryetar të Suharekës, Sali Asllanaj. Ish-kryetari i Suharekës, Asllanaj, shpreson se emërimi i tij për kryetar të këtij qyteti, do të bëhet në fazën e dytë. ”Besoj se në fazën tjetër do të bëhet edhe emërimi im”, tha Asllanaj për “PrizrenPress”.

Kryesia e LDK-së në Prishtinë javën e kaluar ka bërë emrimin e disa kandidatëve për kryetar të komunave në Kosovë. Në këtë fazë, ndërkaq nuk është emëruar kandidati për kryetar të Suharekës.

Asllanaj tha se emërimi i tij nuk është bërë pasi që propozimi është dërguar me vonesë në Prishtinë. “Kryesia e LDK-së në Suharekë e ka dërguar propozimin para një jave dhe besoj se kjo ka qenë arsyeja pse nuk është bërë emërimi im”, tha ai.

Sipas tij, emërimi i tij për kryetar të Suharekës është bërë me propozimin e degës dhe nëndegëve. “Kryesia e Degës së LDK-së në Suharekë dhe kryetarët e nëndegëve më kanë propozuar mua për kandidat për kryetar, prandaj pritet vetëm konfirmimi nga Kryesia Qendrore dhe Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së në Prishtinë”, konfirmoi Asllanaj.

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Sali Asllanaj deri në vitin 2009 ka qenë kryetar i Komunës së Suharekës. Ai ka humbur garën në zgjedhje kundër kandidatit të AAK-së, Blerim Kuçit.

Asllanaj shprehet i sigurt së në zgjedhjet lokale të këtij viti LDK-ja do të fitojë garën zgjedhore në Suharekë. ”Po të mos isha i sigurt në fitore nuk do të isha futur në garë”, tha Asllanaj.

Ai vlerësoi se kryetari Blerim Kuçi nuk e ka qeverisur mirë Suharekën. “Kuçi gjatë këtij mandati ka treguar shembullin më të keq se si nuk duhet të qeveriset një komunë”, tha Asllanaj. Ai premton se pas fitores së garës zgjedhore, LDK-ja do t’ia rikthen qeverisjen e mirë Suharekës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Fusha e sportit në Gjonaj të Hasit shkatërrohet nga një automjet

Një rast i pazakontë është regjistruar mbrëmjen e 30 shtatorit në fshatin Gjonaj të Hasit, ku fusha e sportit pranë Shtëpisë së Kulturës është...

“Veç 2 orë n’ditë me pasë ujë, mjafton”, mbi 300 shtëpi në Prizren jetojnë me bidonë

Problemet me shpinën, Hajriz Kollanit i janë shfaqur nga pesha e rëndë e bidonëve. Çdo ditë ai detyrohet t’i mbushë në qytet e t’i...

Lajmet e Fundit