Asnjë nga të aderuarit e PDK-së e LDK-së nuk u bënë ministra!

Mustafa e Thaci ne KuvendGjatë fushatës parazgjedhore, aderimet ishin ndër pak gjërat me të cilat mund të krenoheshin subjektet politike.

Intelektual dhe njerëz nga shoqëria civile iu bashkuan subjekteve për t`ua përmirësuar imazhin tek votuesi, por edhe me qëllimin që pasi të përfundojnë zgjedhjet të marrin “pjesën e tyre”.

Nga ajo që kemi parë deri tash asnjëri prej personave që aderuan në PDK e LDK nuk janë përfshirë në postet e reja qeveritare, shkruan GazetaBlic.

Gjatë fushatës së zgjedhjeve të 8 qershorit, ndër emrat që iu bashkuan PDK-së janë: Ardian Arifaj, Ramadan Ilazi, Ardita Statovci, Margarita Kadriu, Ramiz Kelmendi etj. Mirëpo, asnjëri nga këta nuk janë pjesë e qeverisë Mustafa. Mbase, si pasojë e kësaj mund të ketë dhënë dorëheqje nga PDK-ja Margarita Kadriu.

Po ashtu në LDK aderuan personalitete si Valon Murtezaj, Bajram Gecaj, Bardhyl Meta, Drita Kongjeli etj. Mirëpo as këta nuk i kemi parë të jenë sistemuar diku nëpër ministri.

Më Shumë

Junior 06 afër titullit, kalon në epërsi 2–0 në finalen e Play Off-it U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion në Play Off, pasi ka shënuar...

Mohimi i barazisë gjuhësore dhe çështja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Prof. dr. Xhafer Beqiraj Çështja e statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk mund të trajtohet vetëm si çështje teknike e administratës shtetërore,...

Lajmet e Fundit