Autoritetet shpëtojnë pilotin i cili po qëndronte në majë të aeroplanit që po fundosej në brigjet e Floridës

Agjentët federalë që po kryenin një operacion detar në Florida papritur u gjendën të përfshirë në një shpëtim ajror, kur panë një pilot në pjesën e lartë të avionit të tij të fundosur.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, avioni u zhyt në ujë jashtë qytetit Cedar Key, rreth njëqind milje në veri të qytetit Tampa, përgjatë Bregut të Gjirit në Florida.

Fotot e sigurara nga Doganat dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së treguan një aeroplan të vogël me helikë, duke u fundosur rreth gjysmë milje me distance aeroporti i qytetit Cedar Key.

Piloti u ngjit lartë derisa u afrua njësia detare

Siç mund të shihet, uji po mbulonte pothuajse tërësisht kabinën dhe një burrë qëndronte në krye të pajisjes.

“Derisa agjentët iu afruan aeroplanit që po fundosej, një individ u vu re duke u ngjitur lart në aeroplan dhe po qëndronte aty. Agjentët verifikuan se piloti ishte i vetmi pasagjer aty dhe e shoqëruan atë deri në bordin e një Anijeje Interceptuese Bregdetare”, sipas njoftimit. /Telegrafi/

Më Shumë

Kapiteni Fitim Susuri vazhdon me Lirinë edhe për dy vite

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Fitim Susuri, i cili ka rinovuar kontratën me klubin edhe për dy vitet e ardhshme. Klubi bardhezi...

Ballkani ndahet me portierin Artan Iljazi

Ballkani ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me portierin Artan Iljazi. Përmes një komunikate, klubi suharekas bëri të ditur se rrugët e palëve ndahen pas...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit