-1.2 C
Prizren
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Avokati: Ronaldinho është budalla

Ronaldinho dhe vëllai i tij, Roberto Assis, dolën para gjykatës të shtunën, nën akuzat se kishin përdorur pasaporte të rreme për t’u futur në kryeqytetin e Paraguait, Asuncion, të mërkurën.

Dyshja braziliane u dërgua në paraburgim të premten, pak orë pasi gjykatësi e refuzoi propozimin e prokurorit për ndëshkim alternativ.Prokurori kishte argumentuar se vëllezërit brazilianë ishin mashtruar, gjë të cilën e thotë edhe avokati i Ronaldinhos, Marin. Ata mohojnë të kenë kryer ndonjë krim.Avokati i vet mbrojtës, Adolfo Marín e ka quajtur Ronaldinhon budalla, duke thënë se legjenda braziliane nuk e dinte se po kryente krim kur u kap me dokumente të falsifikuara në Paraguai.

“Gjykata duhet ta kuptojë se Ronaldinho nuk e dinte se po kryente krim, sepse ai nuk e kuptoi se i kishin dhënë dokumente të rreme, ai është budalla”, ka thënë Marin në gjykatë.Gjykata në kryeqytetin e Paraguait ka urdhëruar që Ronaldinho dhe vëllai i tij të mbahen në paraburgim deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Në korrik të vitit 2019, Ronaldinhos iu konfiskuan pasaportat braziliane dhe spanjolle për shkak të mos pagimit të tatimeve dhe mos pagimit të gjobave për ndërtim të jashtëligjshëm në një vend të mbrojtur natyror në Brazil.

Më Shumë

Ramush Haradinaj e nis fushatën me ‘shko, Albin’: Ai është njëri i ligë

Lideri dhe kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti në hapjen e fushatës në sallën “1 Tetori” në...

Prokuroria në Prizren ndalon një person të dyshuar për dhunë në familje dhe ngrit 17 aktakuza për vepra penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar një person për dhunë në familje dhe ka ngritur 17  aktakuza kundër 23 personave për një sërë veprash...

Lajmet e Fundit