4.6 C
Prizren
E shtunë, 31 Janar, 2026

Ballkani triumfon në çmimet vjetore të Komunës së Suharekës

Komuna e Suharekës, përmes Drejtorisë për Kulturë, Sport, Rini dhe Mërgatë, ka nderuar punën dhe arritjet e FC Ballkanit, duke e shpallur klubin më të mirë të vitit 2024.

Në një njoftim zyrtar, klubi shprehet i nderuar me këtë vlerësim: “Jemi sërish të nderuar që Komuna e Suharekës ka vlerësuar punën tonë. Ky çmim padyshim e shton vullnetin dhe oreksin për suksese të reja”.

Përveç suksesit të klubit, ylli i ekipit, Lindon Emërllahu, u shpall Futbollisti i Vitit, për performancën e tij të shkëlqyer gjatë vitit. Në të njëjtën ceremoni, Florim Elshani u nderua me titullin Punëtori Sportiv i Vitit, ndërsa Cima Construction mori çmimin për Sponsorin e Vitit.

Talenti i ri i Akademisë së Ballkanit, Dion Sylaj, u shpall Sportisti i së Ardhmes, duke premtuar një të ardhme të ndritur për klubin./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Operacioni antidrogë në Prizren, disa lokacione u kontrolluan dhe përveç arrestimeve u sekuestruan substanca narkotike, para dhe armë

Si vazhdimësi e hetimeve të një rasti të mëhershëm, Njësia e antidrogës në Prizren me mbështetje edhe te njësive tjera policore me datë 29.01.2026,...

Statujë për Ismail Kadarenë në vendin e kafes së tij të përditshme te Liqeni Artificial

Në 90-vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë, miqtë dhe familjarët kanë përjetësuar kujtimin e kolosit të letërsisë shqiptare me një statujë bronzi të vendosur...

Lajmet e Fundit