14.3 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

Bashkësia ndërkombëtare e shqetësuar për dhunën në Maqedoni

maqedoniBashkësia ndërkombëtare ka bërë thirrje për qetësi dhe qytetarët të përmbahen nga dhuna në Maqedoni.

Kjo thirrje është bërë nga ambasada e SHBA-ve, delegacioni i Bashkimit Evropian, OSBE dhe misioni i NATO-s në Shkup, pas protestave të dhunshme në Shkup, kundër dënimit të gjashtë shqiptarëve me burg të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit që ndodhi më 12 prill 2012.

“I bëjmë thirrje qytetarëve dhe liderëve të shtetit që të bashkohen dhe në frymën e dialogut konstruktiv t`i adresohen çështjeve që minojnë mirëkuptimin reciprok dhe marrëdhëniet ndëretnike”, thuhet në komunikatën e përbashkët të lëshuar të premten në mbrëmje.

Në deklaratë thuhet se të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe të shprehin pikëpamejet e tyre në mënyrë paqësore, por jo edhe të përfshihen në akte destruktive dhe të dhunshme.

“Derisa çdo incident ndëretnik apo tentim për të nxitur jotolerancë paraqet mundësi për politizimin apo shfrytëzimin e situatës për qëllime personale apo politike, ajo gjithashtu paraqet edhe mundësi për hapjen e dialogut dhe për forcimin e lidhjeve ndërmjet bashkësive të ndryshme ndëretnike. Kjo është një mundësi që liderët të rreshtohen në emrin e një shteti të integruar që plotësisht respekton diversitetin”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Më Shumë

Krasniqi: Dragobili shembull i mirë i kujdesit për ambientin

Në kuadër të projektit “Për Malishevën e pastër”, aksioni për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit ka vazhduar sot në Këshillin Lokal për fshatrat Dragobil...

Rriten raportimet e qytetarëve për ndotjen, Inspektorati shqipton gjoba në Malishevë

Bashkëpunimi i qytetarëve me Drejtorinë e Inspektoratit në Komunën e Malishevës ka shënuar rritje të dukshme, pas thirrjes publike për parandalimin e hedhjes së...

Lajmet e Fundit