12.1 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Bashkimi dënohet me 600 euro

Skuadra e Bashkimit është dënuar me 600 euro nga Komisioni i Garave (KG) i Superligës së Kosovës, pasi që shikuesit në Sezai Surroi kanë hedhur gjësende në drejtim të bankës së Pejës, ndërsa ka pasur edhe tentim sulmi ndaj ekipit mysafir.

Sipas Informatorit Nr. 6 të Superligës nënshkruar nga kryetari i KG-së Leart Hoxha, ekipi prizrenas merr dënim prej 400 eurosh për shkeljen e nenit 49.3 të PG-së si dhe 200 euro për shkeljen e nenit 49.3 të PG-së.

Ndërsa në Informatorin Nr. 6 thuhet:

“Sjellja e shikuesve: Në fillim të periodës së dytë janë hedhur 2 shkrepëse drejt fushës dhe në fillim të periodës së tretë janë hedhur 2 bombola nga ana e tifozëve vendas.

Vërejtje tjera: 4.2 sekonda pa përfunduar ndeshja, ka pasur hedhje të mjeteve të forta si shishe të plastikës të mbushura dhe të zbrazëta, shkrepëse në drejtim të lojtarëve mysafir. Tifozët prapa bankës së Pejës, kanë zbritur në fushë ku tentuan të sulmonin ekipin mysafir, por pas intervenimit të policisë, sulmi u evitua, ndërsa me urdhër të gjyqtarëve palestra është zbrazur, për të vazhduar ndeshja në kohën e mbetur.”

Ndeshjen Bashkimi-Peja të zhvilluar në Prizren e fitoi Peja me rezultat 67-72 ndërsa verdhezinjtë kanë bilanc perfekt në Superligë deri tash, me 6 fitore e asnjë humbje.

Më Shumë

Dragashi dhe Mavrova-Rostusha drejt binjakëzimit dhe bashkëpunimit ndërkufitar

Një delegacion nga Komuna e Dragashit, i kryesuar nga kryetari Bexhet Xheladini, realizoi sot një vizitë zyrtare në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës në...

Instituti “Katalea” për vrasjen e vajzës nga i ati në Prizren, alarm për reflektim dhe veprim shoqëror

Instituti për Psikologji dhe Kriminologji “Katalea” me seli në Prizren përmes një reagimi ka vlerësuar se vrasja e vajzës 15-vjeçare nga i ati në...

Lajmet e Fundit