Batoni ia mësyn Kadri Veselit për skandalin e amortizatorëve

Rasti i privatizimit skandaloz e korruptiv, sërish në Kuvendin e Kosovës

Mesiti i “Devolli”-t angazhohet për ta mbyllur aferën korruptive dhe kriminale, në të cilën implikohen edhe pushtetarë të lartë

Rasti i privatizimit skandaloz të ndërmarrjes së Fabrikës së Amortizatorëve është zvarritur që prej katër vjetësh nga Prokuroria dhe ndërkohë po tentohet nga segmente të ndryshme të lidhura me politikën që ky rast të mos diskutohet më as në Kuvend, ashtu siç kanë kërkuar ish-punonjësit e Fabrikës së Amortizatorëve. Më 4 maj 2015 sindikata e pavarur e Fabrikës së Amortizatorëve ka dorëzuar pranë Kryesisë së Kuvendit dosjen me të cilën vërtetohet privatizimi i kundërligjshëm i Fabrikës së Amortizatorëve.

“Me përgjegjësi të lartë morale ju njoftojmë se procesi i privatizimit të N. Sh. Fabrika e Amortizatorëve në Prishtinë është një ndër format më të rënda të kriminalitetit ekonomik në Kosovë. Ka indicie dyshimi se në këtë proces të kundërligjshëm të privatizimit të jenë të involvuar edhe shumë bartës të pushtetit shtetëror”, thuhet në shkresën që shoqëron dosjen me prova, drejtuar Kuvendit nga Sindikata e Pavarur e Fabrikës së Amortizatorëve../kosova sot/

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit