8.6 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Bedri Hamza me përfaqësuesit e bizneseve në Prizren: Lehtësira fiskale dhe qasje më e mirë në kredi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot një vizitë në Prizren, ku ka takuar biznesmenë dhe zejtarë vendas në ambientet e ESNAF-it, duke theksuar se dialogu i drejtpërdrejtë me sektorin privat krijon mundësi reale për zhvillim ekonomik.

Hamza ka prezantuar masat kryesore fiskale që synojnë heqjen e barrierave burokratike dhe financiare për bizneset, përfshirë ndryshimin e pagesës së TVSH-së për mallrat e importuara, e cila do të bëhet pas shitjes dhe jo menjëherë në kufi. Po ashtu, ai ka njoftuar se bizneset me qarkullim deri në 10,000 euro do të lirohen nga tatimi, ndërsa ato me qarkullim deri në 30,000 euro do të tatohen sipas fitimit real.

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Sipas Hamzës, përmirësimi i qasjes në kredi dhe krijimi i kushteve më të favorshme për investitorët do të forcojnë konkurrencën, do të nxisin investimet dhe do të rrisin punësimin në vend.

“Bisedat me bizneset, si sot në ESNAF me biznesmenë dhe zejtarë të Prizrenit, krijojnë mundësi të reja për zhvillim,” ka theksuar Hamza, duke shtuar se mbështetja e sektorit privat është kyçe për një ekonomi të qëndrueshme.

Në fund, ai ka përsëritur mesazhin e fushatës: “Bashkë për zhvillimin e sektorit privat, përpara për Kosovën!”.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

22 vite solidariteti në Ratkoc: Aksioni vjetor i dhurimit të gjakut në nder të Mehmet Hotit

Fshati Ratkoc në Komunën e Rahovecit organizoi edhe këtë vit aksionin vjetor të dhurimit vullnetar të gjakut, i cili mbush 22 vite traditë. Ky...

ZRrE-ja: Në mars vendimi i ri për çmimin e rrymës

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka konfirmuar se lajmet që kanë qarkulluar dje për mos shtrenjtim të tarifave te energjisë elektrike nuk kanë...

Lajmet e Fundit