Begaj falënderon të gjithë donatorët që po përkrahin Malishevën

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, edhe njëherë ka falënderuar të gjithë donatorët, si shoqatat, fondacionet, kompanitë dhe personat tjerë humanitar, të cilët në këto ditë i kanë qëndruar pranë Komunës së Malishevës, përmes sjelljes së donacioneve të ndryshme, duke filluar nga ushqimet, e deri në mjete mbrojtëse.

“Solidariteti si virtyti më i lartë i popullit shqiptar, edhe në këtë situatë pandemie, është duke u treguar në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi që nga dita e parë kur Malisheva është futur në karantinë, shumë humanistë, kompani, fondacione e shoqata, në vazhdimësi e kanë përkrahur popullatën e Malishevës dhe institucionet, prandaj në emër të Komunës së Malishevës, i falënderoj të gjithë ata që na kanë përkrahur dhe na janë gjetur afër”, tha kryetari Begaj, duke i falënderuar të gjithë donatorët.

Donatorët, e javës së fundit që kanë sjellë donacione për Malishevën, përmes shtabit komunal janë:

Furra “Pashtriku”- nga 50 bukë në ditë, Hajrush Kavaja – 1000 kg miell, rentacar “Gashi” – 700 kg miell, Islamic Relief Kosova – 90 pako ushqimore dhe 2250 kg miell, Fondacioni “Labinot Tahiri” -100 pako ushqimore, Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”-100 pako ushqimore dhe 2500 kg miell, kompania “Geomineral SH.P.K” -5000 euro ushqime, mërgimtari nga Shkoza, Muhamet Bytyqi (Gjermani)- 2000 euro ushqime, Reshit Sylë Gashi-200 kg miell, ASB (Dafina Hoxha)-500 maska, Hajrullah Kryeziu – 360 dorëza, Art-Teks-600 maska dhe 600 kapela, Istref Krasniqi-80 maska dhe kompania “Zona Park”-dezinfektim të objekteve të personave të prekur me COVID-19. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit