Kryetari i BD-së, Zafir Berisha vlerësoi se konkursi për drejtorë të shkollave në Prizren, tregon se PDK-ja po përgatitet të për manipulim të zgjedhjeve në nëntor.“Konkursi i publikuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit ne Prizren, për zgjedhjen e drejtoreve te shkollave ne Komunën e Prizrenit i datës 11. korrik 2013, është jo ligjor, i njëanshëm, tendencioz dhe synon vazhdimin e politizimit te skajshëm te arsimit ne Komunën e Prizrenit”, tha Berisha.
Sipas tij, ky konkurs është joligjor sepse i njëjti bie ndesh me dispozitat pozitive ligjore.” Procedurat e zgjedhjes se drejtorit të shkollës janë të njëanshëm dhe mbi të gjitha thellësisht politikë, ngase është publikuar në kohën kur veç është përcaktuar data e zgjedhjeve lokale ( 3 nëntor ), jo me qellim të emërimit të drejtorëve të shkollave për të avancuar udhëheqjen dhe punën e përgjithshme mësimore – edukative në shkolla, përkundrazi , për ta politizuar edhe meë skajshmërish arsimin ne Komunën e Prizrenit”, tha Berisha.
Sipas tij, pushteti lokal konkursin e ka hapur për të emëruar drejtorë shkollash militant partiak të cilët “do të orvaten t’i kontribuojnë partisë në pushtet për të manipuluar procesin zgjedhor, pasi të njëjtit do të jenë menaxher të qendrave të votimit”, tha Berisha.
Ai tha se ky konkurs është jo i drejtë dhe i kontestueshëm edhe nga fakti se publikuesit e tij, janë në përfundim të mandatit të tyre .“Andaj nuk kanë legjitimitetin për ta bërë një gjë te tillë,sepse kjo e drejtë i takon ekipit te ardhshëm qeverisës të Komunës së Prizrenit pas datës 3 nëntor”, tha Berisha.
“Një qeverie lokale në ikje e cila ka keqqeverisur dhe abuzuar rendë me pushtetin , nuk mund t’i lejohet që edhe në ikje të vazhdojë me abuzime, manipulime, përkatësisht të emërojë drejtorët e shkollave të cilët në katër vitet e ardhme do të udhëheqin me institucionet e arsimit parauniversitar në Komunën e Prizrenit, me institucionet ku do të edukohen dhe arsimohen fëmijët tanë”, tha Berisha.
Sipas tij, me veprimet dhe mosveprimet e tyre zyrtaret komunal politizuan skajshmërish arsimin. “Bashkimi Demokratik paralajmëron të gjithë ata që tentojnë të zgjidhen drejtorë me një konkurs jo ligjorë me ardhjen tonë në pushtet do t’i rishqyrtohet ligjërisht emërimi i tyre nëpër këto pozicione. /PrizrenPress.com/