15.9 C
Prizren
E enjte, 10 Korrik, 2025

Berisha, mes Italisë e Anglisë

ValmirBerishaSulmuesi kosovar, Valmir Berisha, ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën, ndonëse më herët raportohej se do të transferohej te skuadra e Romës gjatë këtij muaji, njoftojnë mediumet suedeze të martën. Agjenti i Berishës, Anders Karlsson, ka bërë të ditur se klienti i tij është mes Serie A dhe Premier League. Karlsson ka deklaruar se për Berishën 17-vjeçar janë të interesuara shumë skuadra angleze dhe italiane.

“Ka shumë skuadra angleze dhe italiane të interesuara për Berishën. Ai është mes këtyre dy kampionateve dhe ende nuk kemi vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij”, është shprehur Karlsson.

Më herët qe raportuar se Roma i kishte ofruar Halmstadit një dëmshpërblim prej 500 mijë eurosh për Berishën. Berisha ka shkëlqyer në kampionatin Botëror U-17 të mbajtur vitin e shkuar.

Ai u shpall golashënuesi më i mirë i botërorit me shtatë gola në po aq ndeshje të zhvilluara. Berisha aktualisht luan për ekipet U-19 dhe U-21 të Halmstadit.

Më Shumë

Asambleistja e Kuvendit Komunal të Prizrenit aderon në AAK, para tre vitesh ishte larguar nga Vetëvendosje

Nazife Kokollari, asambleiste në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ka zyrtarizuar aderimin e saj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Përmes një postimi në profilin...

Ryshfet në pikën kufitare, arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë

Në kufirin e Vërmicës një shtetas i huaj është arrestuar. Kjo pasi që, siç njofton policia, i njëjti kishte kryer veprën “Dhënie e ryshfetit”. I...

Lajmet e Fundit