9.5 C
Prizren
E shtunë, 25 Tetor, 2025

Berisha: Në Prizren, kërkesat për qasje në dokumente trajtohen me profesionalizëm duke ruajtur qytetarin

Ymer Berisha, udhëheqës i Njësisë për Komunikim me Publikun në Komunën e Prizrenit, tha se kjo Komunë, kërkesat për qasje në dokumente i trajton me profesionalizëm.

“Komuna e Prizrenit e ruan autoritetin e institucionit, e ruan autoritetin e zyrtarit, zyrtari duhet ta këtë në fokus kërkesën dhe qytetarin e tij t’i shërbejë 24/7 me profesionalizëm dhe me etikë”, tha Berisha në “Tempus“.

Paraprakisht, i njëjti ka theksuar se me kërkesë të Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), Komuna e Prizrenit ka caktuar një zyrtar përgjegjës dhe kanë një bashkëpunim korrekt edhe me institucionet e tjera me të cilat komuna bashkërendon aktivitetin.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Sipas tij, zyrtari i cili merr këtë detyrë dhe përgjegjësi, duhet të jetë kompetent në realizimin e këtyre përgjegjësive, të jetë në gjendje ta interpretojë këtë përgjegjësi që e ka marrë nga lidershipi ose kryetari i komunës në këtë rast dhe të bashkëpunojë me zyrtarët tjerë të cilët mund të kenë kërkesa për qasje në dokumentet ose kërkesa për palët e treta.

“Çdo dokument që del nga komuna, do të duhej të jetë në lartësinë e përgjegjësisë ligjore dhe në lartësinë e kësaj kompetencës personale të individit i cili duhet me reflektu edhe siguri po edhe duhet me ofru dokumentin”, tha Berisha.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Tutje, ai ka thënë se qytetari është në qendër të fokusit të komunës nëse ka kërkesë për qasje në dokumente dhe nëse dokumenti përmban të dhëna personale, zyrtari i Komunës së Prizrenit duhet të jetë në gjendje që të përdorë mekanizma mbulimi të këtyre të dhënave personale, siç është numri personal e numri i xhirollogarisë. /BetimipërDrejtësi

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Sonte sfida evropiane: Bashkimi mysafir i Pallacanestro Reggiana-s në FIBA Europe Cup

Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi, do të zhvillojë ndeshjen e dytë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, ku këtë herë do...

Arrestohet një polic në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar mbrëmë një zyrtar policor në Prizren, nën dyshimin se...

Lajmet e Fundit