11.6 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Berisha: Prizreni është anashkaluar nga qeveritë e pasluftës

Berisha-Gani QavderbashaBashkimi Demokratik ka takuar qytetarët e lagjes qendrore “Gani Qavderbasha” të Prizrenit. Kandidati për kryetar të Komunës, Zafir Berisha para qytetarëve foli për projektet e BD-se që garantojnë një jetë më të mirë në qytetin e Prizrenit duke u fokusuar në mirëqenien sociale që duhet të krijohet për qytetarë si dhe përfaqësimin e vlerave politike të qytetit.

“Prizreni nga të gjitha qeveritë e pasluftës është anashkaluar duke përdorur atë vetëm për vota, por jo edhe për ti dhënë hapësirë vlerave politike që kanë qytetarët e Prizrenit nëpër institucione. Bashkimi Demokratik me fuqizimin e sajë më 3 nëntor që do ta marrë prej qytetarëve do të avancoj kulturën politike në të ardhmen e afërt edhe në institucione qendrore, institucione që për fat të keq iu mungon kultura politike në qytetin e Prizrenit”, tha Berisha.

Kurse, bartësi i listës se BD-së, Osman Hajdari, ka folur për vlerat qytetare dhe politike që ka lista prej 45 kandidatëve, listë e cila përfaqëson Prizrenin siç është dhe që garanton se për Prizrenin do të vendoset në Prizren.

Ndërkaq, nënkryetari Mitat Karahoda dhe kandidat për Kuvend, kërkuan nga lagjja e tyre që të jenë pjesë e ekipit të Bashkimit Demokratik si shpresë e vetme për të mbrojtur identitetin e qytetit të Prizrenit si dhe për të avancuar vlerat e këtij qyteti. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Drini i Bardhë përballet sot me Flamurtarin në Prishtinë

Drini i Bardhë zhvillon sot ndeshjen e radhës në Ligën e Dytë të Kosovës, ku përballet në transfertë me Flamurtari. Takimi do të luhet në...

Policia po heton zhdukjen e një personi në Rahovec

Një burrë është raportuar i zhdukur që dy ditë në qytetin e Rahovecit. Sipas raportit 24-orësh, ai është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer...

Lajmet e Fundit