22.9 C
Prizren
E diel, 7 Shtator, 2025

Berisha takohet me banorët e lagjes “Thaerandë”

berisha therandKandidati i  Bashkimit Demokratik për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha u takua me banorët e lagjes “Theranda” (Petrov).Ai para banorëve të kësaj lagjeje shpalosi një pjesë të programit zgjedhorë të Bashkimit Demokratik .Berisha kërkoi angazhim dhe së bashku me ekipin e BD-së të tregojë një kulturë në fushatën elektorale.

“Kjo  kulturë po i mungon veçanërisht partisë në pushtet e cila po keqpërdorë institucionet për fushatë elektorale duke i detyruar ata si në kohën e ‘Titos”  me presion për të duartrokitur të pandehurin Muja siç ishte rasti me Policinë e Kosovës, personelin mjekësorë të QKMF-së si dhe presionin ndaj studentëve të UPZ për të ndërprerë ligjëratat për shkak të vizitës së tij në këtë institucion”, tha Berisha.

Ai premtoi se  Bashkimi Demokratik do të krijojë kushte fizike dhe ligjore për investitorët e huaj që të investojnë në komunën tonë më kushtin që ata investitorë të punësojnë me prioritet qytetarët e Komunës së Prizrenit.

Selajdin Xhoxhaj kandidat për Kuvend Komunal nga radhët e BD-së së bashku me kandidatin tjetër Sabri Micaj u zotuan para banorëve të kësaj lagje se ne do të punojmë dhe do të angazhohemi që kjo lagje të ketë ndriçim publik, Shtëpi të Kulturës dhe një Ambulantë Shëndetësorë.

Kandidati për kryetarë të Prizrenit së bashku me karvanin e tij në ditët në vazhdim do të vazhdojnë takimet  me qytetarët e Prizrenit nëpër të gjitha lagjet dhe fshatrat e kësaj Komune. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Alltan Gjinaj nga Hasi financoi shkollimin e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan

Historia e shqiptarëve është e mbushur me shembuj të njerëzve që, edhe pse larg atdheut, kanë dhënë kontribute të mëdha për vendet ku jetuan...

Ndërtimi i ujësjellësit kryesor për 15 fshatra dhe Dragashin drejt përfundimit

Komuna e Dragashit ka bërë të ditur se punimet për ndërtimin e ujësjellësit kryesor, që do të furnizojë me ujë të pijshëm 15 fshatra...

Lajmet e Fundit