18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Të shtunën “Takimet e Gjeçovit “, sivjet në kujtim të Katarina Josipit

gjeqoviKëtë fundjavë, në Zym do të mbahet manifestimi kulturor, letrar dhe shkencor, i cili sivjet i kushtohet 90 vjetorit të lindjes së aktores së madhe shqiptare, Katarina Josipit. Organizatorët kanë paraparë që çmimi tradicional “Unaza e Katit” t’i ndahet drejtoreshës së Arkivit Shtetëror të Shqipërisë, Nevila Nikës, në shenjë mirënjohje dhe nderimi për sigurimin e materialit origjinal të Abetares së Zymit të vitit 1900.

Manifestimi tradicional “Takimet e Gjeçovit” do të fillojë të shtunën, më 12 tetor, në Zym të Hasit.

Organizatori i kësaj ngjarjeje, Frrok Kristaj, ka deklaruar për KultPlus , se në kuadër të këtij aktiviteti kulturor, letrar dhe shkencor, do të mbahet një tribunë me rastin e 90 vjetorit të lindjes së aktorës së madhe Katarina Josipit ku do të lexohen tri kumtesa të përgatitura nga Frrok Kristaj, Antoneta Dulaj, Nikollë Kerhanaj.

Kristaj po ashtu ka bërë të ditur se do të hapet edhe ekspozita personale e tij, me 90 fotografi që simbolizojnë 90 vjetorin e lindjes së aktorës së njohur shqiptare. Ai tha se do të deklamohen edhe poezi kushtuar Katarina Josipit nga Safete Rogova dhe Reshat Sahitaj.

Organizatorët kanë paraparë edhe organizimin e orës letrare “Anton Pashku”, ku do t`i lexojnë punimet e tyre 15 krijues nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Ashtu sikurse në edicionet e kaluara, edhe sivjet do të ndahet çmimi tradicional “Unaza e Katit”.

Ky çmim, këtë vit, do ti jepet drejtoreshës së Arkivit Shtetëror të Shqipërisë, Nevila Nikës , në shenjë mirënjohje dhe nderimi për sigurimin e materialit origjinal të Abetares së Zymit të vitit 1900, e cila gjendej në këtë arkiv.

“Takimet e Gjeçovit” mbahen për herë të 42-të. Ky manifestim organizohet nga Shoqata e Shkrimtarëve “ Shtjefën Gjeçovi” në Zym, Ministria e Kulturës dhe Drejtoria për Kulturë e komunës së Prizrenit.

Më Shumë

Iu ofroi 5 euro ryshfet zyrtarëve policorë, arrestohet maqedonasi në Vërmicë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar të shtunën në Vërmicë, nën dyshimin se i ofroi ryshfet zyrtarëve policorë. Sipas njoftimit të policisë, i...

Njëri e theri me thikë e tjetri i ndihmoi ta fsheh veprën, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se...

Lajmet e Fundit