3.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Biden thotë se SHBA do të mbrojë Tajvanin nëse Kina sulmon

Presidenti amerikan Joe Biden tha se SHBA-ja do ta mbronte Tajvanin nëse Kina do të sulmonte.

“Po, ne kemi një angazhim për ta bërë këtë,” tha ai kur u pyet nëse SHBA do të mbronte Tajvanin.

Por një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë u tha më vonë disa mediave amerikane se komentet e tij nuk nënkuptonin një ndryshim në politikë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Tajvani reagoi duke thënë se deklarata e Biden nuk do të ndryshonte qëndrimin e saj në lidhje me Kinën.

SHBA ka praktikuar prej kohësh “paqartësi strategjike” kur bëhet fjalë për çështjen e mbrojtjes së Tajvanit.

Kjo do të thotë që SHBA-ja ka qenë qëllimisht e paqartë për atë që do të bënte nëse Kina do të sulmonte ishullin.

Më Shumë

Rahoveci ia shkakton Besa Famgasit humbjen e dytë rresht

Rahoveci ka vazhduar serinë e fitoreve në Superligën e Kosovës në hendboll, duke i shkaktuar Besa Famgasit humbjen e dytë radhazi. Të enjten mbrëma, në...

Kuvendi voton buxhetin e Kosovës për vitin 2026

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 62 vota për, 32 kundër dhe asnjë abstenim i kanë thënë po buxhetit gati 4 miliardësh të Republikës...

Lajmet e Fundit