19.7 C
Prizren
E martë, 29 Prill, 2025

Big Basta: Këngët shqip me 50 mln shikime, po na tall bota

90860Këtë verë reperi i suksesshëm “Big Basta” po e shfrytëzon për të reflektuar mbi pasionin e tij, që tashmë e ka kthyer në profesion. Teksa bisedon me të, kupton se ai jo vetëm e do muzikën, por kujdeset për të dhe për këtë arsye e analizon me detaje. Basta nuk nguron t’u japë këshilla kolegëve e të kërkojë ndihmë nga qeveria që muzika shqiptare të përsoset gjithnjë e më shumë. Sakaq ai rrëfen me një pasion edhe më të madh, për një tjetër dashuri. E ka emrin Vesa Luma, dhe nga fjalët e rrepistit në këtë intervistë për “Summer Pages” kuptojmë se ai ka gjetur shpirtin binjak.

Big Basta ku të kanë gjetur ditët e freskëta të korrikut? Si po shkon kjo verë?
Ditët e freskëta të korrikut më kanë gjetur në radhë të parë duke u gëzuar, sepse Gjermania fitoi botërorin. Ndërsa pjesa tjetër ka qenë veç punë, dhe jo vetëm me këngët, por me projektet e reja që po realizoj, mbi të gjitha ‘MCN Radio’ e para dhe e vetmja radio që transmeton 24 orë ‘hip hop’ në Ballkan.

Përveç angazhimit në radio, me se po merresh tjetër?

Përveç radios po punoj në advancë për këngët e mia të reja, të cilat dua t’i publikoj bashkë me videoklipe në muajt e ardhshëm. Por për momentin kam vendosur të qetësohem dhe të shoh më qartë evoluimin e tregut shqiptar.

Si e konsideron sezonin që lamë pas? Ka qenë më shumë i lodhshëm apo i suksesshëm?

Ka qenë një sezon i lodhshëm dhe plot investime. Albumi i Vesës ishte një sipërmarrje e madhe për mua dhe studion time ‘042 Zone’ që ka veç një vit që është hapur zyrtarisht. Gjithashtu ishte viti i reflektimit. “Lufta” në ‘Youtube’ dhe heqja e videove të mia nga ish-bashkëpunëtorët e mi, më bëri t’i futem studimeve të njohurive në këtë fushë, dhe ajo çfarë kuptova dhe arrita të zbuloj ishte shokuese për mua, dhe jo vetëm për mua deri në momentin që e vërteta do të dalë në shesh.

Çfarë ke zbuluar? Për çfarë bëhet fjalë?

Për momentin kam zgjedhur të mos e them. Pak më vonë. Do vijë koha e duhur që do të merret vesh. Tani mund të them vetëm se ajo çka kam zbuluar, është frymëzimi im për t’u futur prapë në lojë edhe më fuqishëm.

Më Shumë

Rikthehet furnizimi normal me ujë në fshatin Zhur pas ndërprerjes së energjisë elektrike

Pas problemeve të shkaktuara nga ndërprerja e energjisë elektrike në stacionin e pompave, KRU Hidroregjioni Jugor në Prizren njofton se furnizimi me ujë në...

Rrebeshe shiu në këtë fundjavë

Reshje lokale shiu që paraqiten gjatë natës, vijojnë dhe mëngjesin e ditës së shtunë. Nga mesdita do të ketë edhe intervale me diell, ndërkohë...

Beteja e katërt

Lajmet e Fundit