17.6 C
Prizren
E enjte, 31 Korrik, 2025

Bislim Muçaj, laureat i çmimit “Bekim Fehmiu”

Në Kosovë ka shumë krijuesë që jetën ia kushtuan skenës. Një prej tyre është edhe aktori Beslim Muçaj, i cili na ka shoqëruar gjithmonë si në skenë ashtu edhe nëpërmjet ekranit. Në mëngjesin e së premtes në ambientet e Ministrisë së Kulturës, u ndanë çmimet vjetore për kinematografi.

Laureat i këtij çmimi ishte pikërisht aktori Muçaj, i cili morri çmimin “Bekim Fehmiu”, për Vepër Jetësore në fushën e kinematografisë.

Juria ishte në përbërje të Xhevat Qorraj-aktor, Isa Qosja-regjisor, Menduh Nushi-kameraman, Igballe Qena-aktore dhe Jahi Jahiu-dramaturg.
“Është kjo një iniciativë shumë e mirë, që vjen nga Ministria e Kulturës, për ti vlerësuar dhe për të nxitur krijuesit për vepra të reja të artit në këto fusha. Jo rastësisht këtë vit patëm suksese shumë të mira në arenën ndërkombëtare dhe atë kombëtare dhe këtu jemi për t’i nderuar këta emra dhe punën e tyre” tha aktorja Igballe Qena.

Ndërsa aktori Bislim Muçaj u shpreh shumë i emocionuar për këtë vlerësim.

“E falenderoj ministrin e kulturës, Kujtim Shala për respektin dhe vlerësimin që po ju bënë artistëve. Jam shumë krenar dhe shumë i emocionuar që ky çmim mbanë emrin e bartësit të kinematografisë botërore Bekim Fehmiut” tha në fjalën e tij aktori, Beslim Muçaj.

Në një vit të suksesshëm të kinematografisë kosovare, juria ka vlerësuar se prezantimi i Kosovës në arenën e kinemasë botërore është një moment historik për filmin dhe filmbërësit kosovar. Këtij momenti i ka kontribuar edhe producenti i filmit “Shok”, Eshref Durmishi. Juria ka konstatuar se momente të tilla duhet vlerësuar, andaj çmimi vjetor për suksesin në kinematografi iu nda producentit kosovar Eshref Durmishit, i cili nuk ishte prezent por, që çmimin kishte ardhur ta pranojë aktori Besnik Krapi. / KultPlus.com

Më Shumë

Granit Xhaka bëhet lojtar i Sunderlandit – rikthehet pas dy vitesh në Premier League

Sunderland ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka nga Bayer Leverkusen. Xhaka është rikthyer në Premier League, pas dy viteve të kaluara në kampionatin...

Aktakuzë ndaj një personi për shitblerje të narkotikëve në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër Y.M., i cili ngarkohet për shitblerje të narkotikëve. Në njoftim thuhet se...

Lajmet e Fundit