6.5 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Blerim Burjani: Kadri Veseli duhet të distancohet nga Ramadan Muja

Analisti politik, Blerim Burjani, thotë se, Kadri Veseli ka premtuar se do të angazhohet për reformë dhe do të luftohen dukurit si korrupsioni dhe krimi i organizuar.

“Sa i përket Ramadan Mujës, ai ka mandatin deri në vitin 2017 në postin e kryetarit të Komunës. E tëra çka mund të bëjë lideri i PDK-së është të filloj të distancohet nga këta njerëz që nuk iu intereson etika, kultura politike e as dinjiteti personal, prandaj mbajnë edhe poste dhe nuk dorëhiqen fare”, thotë Burjani për InfoPress.

Sipas tij, Kadri Veseli duhet ta reformoj PDK-në dhe të korrigjoj programin partiak, pastaj të instaloj frymën vendimmarrëse kolektive.

“Edhe Presidenti aktual duhet të merr iniciativa që të kërkojnë plotësimin e ligjeve ku qartë të thuhet se s’mund të mbajnë poste njerëzit nën procedurë gjyqësore, si dhe të ndalet puna e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, si dhe të ndalen honorarët në sektorin privat dhe publik që ndikon drejtpërdrejt në neutralitetin dhe pavarësimin e gjyqësorit”, përfundon ai.

Përveç kësaj, edhe pesë zyrtarët e tjerë të kësaj komune janë dënuar me kusht. Minir Krasniqi, ish-drejtor i Administratës Publike u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim me kusht, Kadri Ukimeri, ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Sadik Paçarizi, ish-drejtor i Urbanizmit u dënuan me 8 muaj burgim me kusht dhe Avni Ademaj, ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrit u dënua me 5 muaj burgim me kusht.

Kryetari i Prizrenit është akuzuar nga EULEX-i se kishte bërë keqpërdorime me prona komunale, të cilat ishin nën menaxhim të AKP-së. Sipas aktakuzës, ato ishin kthyer brenda ditës në prona komunale, pa asnjë procedurë dhe vendim të Kuvendit Komunal, për t’iu dhënë pastaj në shfrytëzim kompanive private, një fabrike të çokollatës dhe Qendrës Arsimore turke, Gulistan.

Më Shumë

Korisha përkujton 27-vjetorin e Betejës së Kabashit

Sot u shënua 27-vjetori i Betejës së Kabashit, një nga betejat më heroike të UÇK, me një manifestim të organizuar ku morën pjesë veteranë,...

Sulm fizik në fshatin Babindoll të Rahovecit: Tre të arrestuar, viktima dërgohet në spital

Tre persona në fshatin Babindoll të komunës së Rahovecit, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore që kanë...

Lajmet e Fundit