3 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Blerim Vuniqi zëvendëson Shaqir Totajn në Ligën Unike

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 3 shkurt, ka emëruar Blerim Vuniqin si anëtar të Bordit Drejtues në Ligën Unike.

Siç thuhet në njoftim, në këtë Bord Drejtues, sipas marrëveshjes, dy anëtarë jan4ë nga Kosova, Elvira Dushku dhe tashmë Vuniqi, kurse më herët është larguar Shaqir Totaj, për shkak të angazhimeve politike.

“Vuniqi është legjendë e basketbollit të Kosovës, duke dhënë kontribut të madh, para dhe pas luftës”.

“Ai ka qenë më herët anëtar i Bordit të FBK-së, ndërsa ka punuar si gazetar dhe redaktor i sportit, po ashtu duke dhënë kontributin e tij në basketbollin kosovar. Vuniqi tashmë do të angazhohet në zhvillimin e Ligës, ku garojnë klubet më të mira nga Kosova dhe Shqipëria, në të dyja konkurrencat”, thuhet në njoftimin e Ligës Unike në Facebook.

Më Shumë

Si janë përdorur fetë nga burrat kundër grave

Nga Ben Blushi Gjatë bisedës që pata në Korcë për promovimin e romanit Jam Musliman fola edhe për karakterin shumë mashkullor të feve. Të gjjtha fetë...

Gjimnazi ‘Gjon Buzuku’ përuron tetë SMART Board

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka përfunduar me sukses projektin e pajisjes së tetë klasave me tabela të mençura (SMART Board), një hap i...

Lajmet e Fundit