2.3 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Buja, mision prishjen e koalicionit

Janë shtuar zërat brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që po kërkojnë prishjen e koalicionit qeverisës me LDK-në e Isa Mustafës.

Pas përmendjes së zgjedhjeve të parakohshme nga vetë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është deputeti i kësaj partie Shukri Buja ai i cili ka dalë haptas për prishjen e koalicionit, siç e kanë quajtur, të elefantëve.

Ai ka thënë se do të lobojë si deputet dhe anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së që të shkohet në zgjedhje të parakohshme, shkruan ‘Zëri’.

“Realisht unë individualisht si anëtar i Këshillit Drejtues të partisë dhe deputet, do të insistoj dhe do të loboj në mesin e deputetëve që ky koalicion të prishet dhe ne të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë Buja.

Por, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po i merr seriozisht thirrjet e deputetëve të PDK-së për prishje të koalicionit qeverisës.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri ka thënë për gazetën “Zëri” se koalicioni mes PDK-së e LDK-së është ndërtuar mbi bazën e programeve dhe përderisa nuk preket kjo, nuk ka arsye të prishet. /Zëri/

Më Shumë

Një i plagosur gjatë konfliktit mes disa personave në Suharekë

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një përlesheje mes disa personave mesditën e sotme në Duhël të Suharekës. Lajmin për tëvë1.info e...

Gjyqtarja Diora Bajrami emërohet nënkryetare e Gjykatës Themelore në Prizren

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në vazhdimin e mbledhjes së 357-të, ka caktuar Diora Bajramin në pozitën e nënkryetares së Gjykatës Themelore në Prizren. “Bazuar...

Lajmet e Fundit