-3.2 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Burdushi komenton veprimin e dy vajzave që u kapen nga kamera duke bërë magji në Prizren

Në rrugën “Petro Laurasi” pa numër në qytetin e Prizrenit ka ndodhur një ngjarje, ku dy femra kapen teksa bëjnë magji para një shtëpie, kurse pronari ka publikuar pamjet. Kamerat e sigurisë pranë një shtëpie në Prizren kanë kapur një veprim të çuditshëm të të dy femrave. Pronari i kësaj shtëpie thotë se në asnjë mënyrë nuk dëshiron të publikohet me emër e as mbiemër. Ai është shprehur për “Kosova Sot” se ai asnjë lloj magjie nuk i beson dhe për atë këto janë gjëra të kota.”Dëshiroj të hulumtoj se kush ishin ato vajza, por në fakt dua të ruaj sekret emrin tim”, u shpreh ai.

Veprimet e çuditshme

“Kur them kështu, e them për disa arsye. Aty kam gjetur një qese najloni dhe ka pasur dhe të kuq dhe një shishe me ujë. Kamera e sigurisë i ka zënë teksa i afrohen shtëpisë dhe hedhin diçka tek hyrja një dhe të kuq tek dera. Vendosin disa pika ujë që për mua as që kanë kuptim këto”, tregon për gazetën “Kosova Sot” ai. Thotë se publikimi i emrit të tij do ta nevrikoste shumë. Ai habitet se si kjo ngjarje ka zgjuar kaq shumë kërshërinë e njerëzve. Tregon se njerëzit anojnë më shumë nga e keqja sesa e mira. Pronari i kësaj i shtëpie në Prizren, nga kamerat e sigurisë ka vërejtur para disa netëve, lëvizjen e dy personave që duken të gjinisë femërore, të cilat bëjnë disa veprime të çuditshme para dyerve të shtëpisë. Nga veprimi dyshohet sikur këto femra aplikojnë ritual të magjisë, duke hedhur diçka në hyrje dhe derë të shtëpisë. Pronarët nuk kanë vërejtur ndonjë gjë tjetër pos atyre që besojnë se u ka shërbyer për magji. “Ne kemi arritur ta marrim foton e asaj qese dhe një shishe që është përdorur me këtë rast”, është shprehur ai.

Dheu i kuq i marrë nga varret

Kurse në hulumtim të këtij veprimi ne kemi pyetur njeriun që e njeh mirë këtë problematikë, Hysri Peçanin Burdushin. Burdushi për gazetën “Kosova Sot” ka theksuar i ka parë në video ato veprime.”Mendimi im është se sjellja e atyre vajzave që janë dukur në kamerë lidhen me magjinë, e që mund të bëhet. Supozoj se ato vajza kanë pasuar qëllim të liga karshi ndonjë personi dhe kanë bërë atë formë magjie. Supozohet se ai dhe i kuq ka mund të jetë nga varret dhe ndonjë ujë siç bëhet me këto raste. Unë besoj se identifikimi i atyre nëse bëhet do të mësohet e vërteta që ato vajza kanë dashur të bëjnë ndonjë magji. Ose kanë dashur të bëjnë magji për t’u martuar me ndokënd aty, ose për t’ia prishur rendin pronarit të asaj shtëpie”, reagon ai./kosova sot/

Më Shumë

Mot me diell dhe vranësira

Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet shtim i vranësirave, të cilat...

Totaj ndan përvojën e Komunës së Prizrenit në samitin e USAID-it

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mori pjesë në samitin e organizuar nga USAID për programin "Kontrata Sociale", ku ndau përvojën dhe arritjet...

Lajmet e Fundit