2.6 C
Prizren
E diel, 1 Mars, 2026

Burg përjetë për vrasësin e dy motrave në Tiranë

Gjykata ka vendosur masën burg përjetë për Përparim Ademin, i akuzuar për vrasjen e dyfishtë të 31 dhjetorit 2020.

Asokohe ai ekzekutoi në banesën e tyre motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.

Ademi, është nga Tirana, por ka jetuar për një periudhë kohe në Maqedoni të Veriut.

Nga Tirana ishin edhe dy motrat viktima.

Ato janë vrarë, pasi njëra prej tyre kishte refuzuar të vazhdonte lidhjen me autorin.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Më të rëndë këtë krim e bën edhe fakti se, në momentin e krimit, kanë qenë edhe dy persona, të cilët dyshohen të mitur 15 dhe 16 vjeç, fëmijët e viktimës Metani.

Ademi u vu në pranga pak orë pas ngjarjes së rëndë.

Pas arrestimit, Ademi ka deklaruar në polici që e ka kryer krimin për shkak të xhelozisë.

Ai ka thënë se do të vetëdorëzohej në polici, por është kapur para se të shkonte.

 

Më Shumë

Hajnat e maskuar tentojnë të grabisin një shtëpi në Rahovec, dështojnë

Pasditen e së dielës, në Rahovec u tentua të grabitet një shtëpi.   Policia ka bërë të ditur se persona të maskuar kanë hyrë në një...

15 të arrestuar dhe 52 aksidente trafiku brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 52 aksidente trafiku, prej tyre një me fatalitet, 19 me persona të lënduar...

Lajmet e Fundit