5.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Çfarë mund të mos keni parë këtë verë te Shatërvani në Prizren?

Prizreni njihet si qyteti më i bukur në Kosovë për shkak të veçantive të tij infrastrukturore, etnike e kulturore. Ky qytet paraqet mbase një nga pikat më të frekuentuar të turistëve, qoftë vendorë apo atyre të huaj.

Por, a e dini se çfarë mund të mos e keni ditur se do ta gjeni në Sheshin e Shatërvanit në Prizren?

Të gjithë ata që kanë vizituar këtë verë qytetin e Prizrenit kanë pasur rastin të shohin edhe Zyrën Informuese të Kolegjit AAB, e cila ndodhet pikërisht në Sheshin e Shatërvanit.

Hapja e kësaj zyre e cila funksionon tash e disa vjet, ka mundësuar që shumë të rinj e të reja nga ky qytet, të bëhen studentë të Kolegjit AAB që është institucioni më i madh jopublik i arsimit të lartë në Kosovë dhe jo vetëm.

Duke pasur parasysh dinamikën e jetës që po e jetojmë, kjo zyre ua ka lehtësuar procesin e aplikimit dhe regjistrimit në studime universitare qindra të rinjve nga ky regjion, ndërsa vazhdon të mirëpresë edhe shumë të tjerë që të bëhen pjesë e Kolegjit AAB.

Shumëllojshmëria e programeve dhe metodat më moderne, duke ndjekur hapat e fundit të zhvillimit në çdo fushë, do ishin përgjigjet ideale se pse studentët nga Komuna e Prizrenit duhet të vendosin tanimë t’i bashkohen Kolegjit AAB.

Kampuset e Kolegjit AAB me arkitekturën më moderne, sallat, laboratorët, këndet e leximit, bibliotekat, hapësirat për punë praktike janë tejet kyçe, që janë menduar në përpikmëri për studentët e rinj.

Një e ardhme e ndritshme varet shumë nga studimet cilësore, andaj një mundësi e tillë është e hapur ende për ata që dëshirojnë që nesër të kenë një kualifikim të dëshmuar.

Konkursi për regjistrim në studime bachelor vazhdon të jetë i hapur dhe mund të bëhet edhe online, përmes linkut: https://aab-edu.net/apliko-online/, apo edhe direkt në Zyren e Kolegjit AAB në Prizren.

Sukseset e juaja dëshmojnë punën tonë. Bashkë me ju Kolegji AAB do iu ndihmoj në ndërtimin e karrierës të cilën ju ëndërroni!

Sponsorizuar

Më Shumë

Prizreni merr pikë jetike në Gjakovë

Në një ndeshje ku Vëllaznimi me çdo kusht kërkonte gol dhe besonte se goli i ardhur do t’ua sillte fitoren, ka qenë Prizreni që...

Vetmia si fat njerëzor në romanin “Era dhe Rroni – Një histori dashurie”

Shkruan: Musa BUSHRANI Romani “Era dhe Rroni - Një histori dashurie” i Osman Gorancit është një vepër që ndërtohet mbi dramën e brendshme të individit...

Lajmet e Fundit