10 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Chelsea interesohet për Felix, ndërsa Atletico për Aubameyang

Teksa lëvizja e Joao Felix te Chelsea po pritet, Atletico Madrid është një nga klubet e La Liga që kërkon të nënshkruajë me Pierre-Emerick Aubameyang, sipas Daily Mail.

Sipas disa raportimeve, Felix ka nënshkruar një kontratë të re për të qëndruar me Atleti deri në vitin 2027 dhe tani do t’i bashkohet Bluve në formë huazimi, në pritje të testeve mjekësore.

E ardhmja e Aubameyang nuk është edhe aq e sigurt, pasi ai nuk ka nisur një ndeshje për Chelsea-n që nga nëntori dhe madje ishte një zëvendësues në humbjen e fundit në Premier League ndaj Manchester City-t.

Ardhja e Felix do të vendosë një tjetër pengesë mes lojtarit nga Gaboni dhe formacionit fillestar të Graham Potter, gjë që ka rezultuar në monitorimin e situatës nga klubet spanjolle.

Ndërsa Atleti vlerësohet si një nga klubet e interesuara për Aubameyang, çdo transferim që përfshin 33-vjeçarin nuk do të lidhej drejtpërdrejt me mbërritjen e Felix në Stamford Bridge.

Pavarësisht formës së dobët të Aubameyang, besohet se Chelsea aktualisht nuk do të pranonte oferta për të për shkak të mungesës së sulmuesve – veçanërisht pas lëndimit të Armando Brojas. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Blutë që sjellin Felix-in mund të ndryshojnë qëndrim. /Albanianpost.com

Më Shumë

Lirohet Gjesti

Reperi Besart Kelmendi, Gjesti, është liruar nga paraburgimi. Lajmin e ka bërë të ditur për Nacionalen avokati i tij Artan Qerkini. Gjesti ishte ndaluar për tri...

Totaj uron Bashkimin për titullin kampion në Ligën Unike të femrave

Në kuadër të Ligës Unike të Femrave, garë që bashkon ekipet nga Kosova dhe Shqipëria, vajzat e Bashkimit janë shpallur kampione. Ndeshja finale u...

Lajmet e Fundit