Çiklisti malor vdes dy ditë pasi fitoi kampionatin skocez

Çiklisti malor Rab Wardell ka vdekur vetëm dy ditë pasi fitoi kampionatin skocez.

37-vjeçari ka vdekur tragjikisht në gjumë gjatë natës.

Dje në mbrëmje ai u shfaq në programin “The Nine” të BBC Scotland teksa diskutoi sesi kishte kapërcyer tre shpime për të fituar garën.

Shoqata Skoceze Cross Country, e cila drejton serinë e garave të biçikletave malore, tha se ata ishin tronditur me lajmin se Wardell kishte vdekur në gjumë, shkruan Dailyrecords, transmeton Klankosova.tv.

“Ai do t’i mungojë me të vërtetë komunitetit tonë dhe vendosmëria, talenti dhe miqësia e tij do të jetojnë në të gjitha zemrat dhe kujtimet tona” thuhet në telegramin e tyre.

Ish-çiklisti i Commonwealth Games vendosi një kohë të re rekord për përfundimin e West Highland Way në 2020.

Më Shumë

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

Lajmet e Fundit