6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Dardanët: Nuk ka përkrahje për ata që nuk zgjodhën Kosovën

Të martën Kombëtarja e Kosovës luan ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars kundër Zvicrës.

Helvetikët do të jenë nikoqir të Dardanëve në Cyrih me ndeshjen që luhet nga ora 18:00.

E pikërisht për këtë përballje, grupi i tifozëve “Dardanët” ka dalë të hënën me një deklaratë zyrtare në Facebook.

Ata kanë bërë të ditur se nuk do të tregojnë respekt shtesë për lojtarët që përfaqësojnë Zvicrën, tre prej tyre me prejardhje nga Kosova.

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri duket se nuk do të priten edhe aq mirë nga tifozët udhëtues.

“Lojtarët që e ndjejnë veten njëmend shtetas kosovarë, do të luajnë me fanellën e Kosovës dhe këtu përfundon diskutimi”, shtuan ata në deklaratën e tyre.

Gjithashtu, tifogrupi bëri thirrje për lojtarët e Kosovës që ta trajtojnë këtë ndeshje si çdo ndeshje tjetër, në menyrë që – siç thanë ata – të përgatiten sa më mirë për kampanjën e Ligës së Kombeve.

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, Rusia 2018

Madje, ata nuk hezituan të tregonin mbështetjen e Përfaqësueses të cilëve iu drejtuan me “Përpara Dardanë që nuk zgjodhët oportunizmin para përfaqësimit të shtetit tuaj dhe vendin nga keni prindërit dhe origjinën. Për të tjerët ska përkrahje e as justifikim!”.

Përndryshe, ata njoftuan edhe për mënyrën e organizimit për ditën e neserme.

“Nesër do të grumbullohemi nga ora 12:00 në afërsi të hotelit Renaissance Zurich Tower, ku është e akomoduar edhe kombëtarja jonë e dashur. Pastaj gjatë pasditës së vonë nga aty do të vazhdojmë së bashku në kortezh drejt stadiumit, i cili gjendet më pak se 1 km nga hoteli në fjalë.”.

Dardanët përfunduan me mesazhet “Ballëhapur, djem!” dhe “Përpara Kosovë!”.

Kjo është hera e parë që këto dy përfaqësuese luajnë mes vete, që prej se Kosova u njoh si anëtare e 55-të e Uefas në 2016.

Zvicra ishte ndër federatat më të zëshme kundër pranimit të Kosovës, së bashku me federatën e Serbisë. /Shqip.com

Më Shumë

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Tri përballje interesante në Albi Mall Superliga – vëmendja në Suharekë

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë në Suharekë, pasi Ballkani është nikoqir i Dritës për...

Lajmet e Fundit