Deda: Dështoi ndalja e protestës nga SHIK-u, PDK-ja dhe LDK-ja

IlirDeda-KIPREDIlir Deda, anëtar i lëvizjes Vetëvendosje, ka paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në shkarkimin e ministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq.

Ai, gjithashtu ka thënë se gjithçka ka dal jashtë kontrollit në saje të urdhrit të SHIK-ut, PDK-së dhe LDK-së për ndërprerjen e protestës.

“Dalja masive e qytetarëve ka treguar se propaganda e qeverisë dhe mediat qeveritare ka dështuar. Ka treguar se populli dëshiron shkarkimin e Jabllanoviqit. Kjo që po shihet është urdhër i PDK-së LDK-së SHIK-ut, të cilët kakë ndërprerë çdo gjë që të ndalet kjo protestë, që nga ndalja e autobusëve dhe deri te eskalimi i situatës nga ana e qeverisë Mustafa-Thaqi-Jabllanoviq. Qeveria e mbron një ministër të keq me gazlotjellës dhe autoblinda me ujë. Do të vazhdojmë deri në shkarkimin e Jabllanoviqit, përndryshe do të vazhdojmë që të turpërohemi para këso lloj ministrash”, ka thënë Ilir Deda me rastin e eskalimit të protestës pas ndërhyrjes së policisë dhe hedhjes së gurëve nga ana e protestuesve ndaj policëve.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Parajsa në ty

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit