3.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Dega e LPK-së në Zvicër, kundër bashkimit me Vetëvendosjen?

LPK-njoftimi+Kryesia e Degës së LPK-së në Zvicër, duke analizuar vendimin e LPK-së për t’u bashkuar me Lëvizjen Vetëvendosje, ka sqaruar se Degët jashtë vendit, të këtij subjekti politik, janë kundër këtij bashkimi, pasi që konsiderojnë se nuk mund të veprojnë si një trup i vetëm. E në anën tjetër, përfaqësues të LPK-së, në Kosovë, të cilët kanë marrë pjesë në ceremoninë e deklarimit të bashkimit me lëvizjen Vetëvendosje, deklarojnë se komunikata kundërshtuese e këtij bashkimi, e dërguar nga Zvicra, është false pasi nuk dihet se kush në të vërtetë janë autorët e saj.

Kryetari i LPK-së, në Bernë të Zvicrës, Murat Bytyqi, ka njoftuar publikun përmes postës elektronike se vendimi i marr për bashkimin me Vetëvendosjen nuk përkon me interesat e anëtarësisë së gjerë të LPK-së, duke shtuar se për vendime të tilla duhet merret pëlqimi i të gjithëve.

“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Vetëvendosjen dhe çdo subjekt që i plotëson kriteret programore, por në këtë rast nuk mund të veprojmë si një trup i vetëm, ngase jemi duke vazhduar të realizojmë programin mbarëkombëtar, sipas vendimeve të mbledhjeve të përgjithshme të LPK-së. Për çështje madhore duhet mbajtur kuvende dhe kongrese që të shfaqin pajtimin e tyre të gjithë anëtarët e lëvizjes sonë”, thuhet në e-mailin e dërguar nga Murat Bytyqi, nëpër adresat elektronike të disa redaksive, përfshirë edhe ato të Kosovapress-it.

Mirëpo, përfaqësuesi i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Azem Zekaj, ka pohuar për Kosovapress se kjo deklaratë e lëshuar në emër të Murat Bytyqit, nuk përkon me personin në fjalë. Sipas tij, dikush ka manipuluar me emrin e ish kryetarit të LPK-së D.J.V, Murat Bytyqi.

Zekaj ka thënë se persona të paidentifikuar kanë thyer kodin e e-mailit të Murat Bytyqit dhe kanë shpërndarë atë komunikatë në emrin e tij. “Ish kryesia e Lëvizjes Popullore e Kosovës brenda vendit dhe ajo D.J.V. e dënon ashpër një manipulim të tillë me qëllim dëmtimin e bashkimit të Lëvizjes Popullore të Kosovës me Lëvizjen ‘Vetëvendosje’. Dyshimet e forta për këtë krim ndaj privatësisë se z. Bytyqi lindin sepse ajo komunikatë nuk përmban fakte të vërteta”, ka pohuar Zeka për Agjencinë e Lajmeve Kosovapress.

Kosovapress ka provuar të kontaktojë me Murat Bytyqin, në emër të së cilit është shpërndarë edhe komunikata, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Zeka i është drejtuar të gjithë atyre që, sipas tij, kanë për qëllim të destabilizojnë dhe përbaltin punën e aktivitetin e LPK-së dhe Lëvizjes VV, duke thënë se të dyja së bashku, kurrë nuk do heshtin së luftuari për ta bërë Kosovën dhe shqiptarinë zot në tokë të vet.

Ndryshe, më 23 korrik, Lëvizja Popullore e Kosovës i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. Të dy subjektet kishin shprehur bindjen se vetëm të bashkuara, në zgjedhjet e ardhshme do të ndryshojnë rrjedhën politike, ekonomike e shoqërore në vend.

Më Shumë

Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Furyt

Oleksandr Usyk ka arritur t’i mbrojë titujt në peshat e rënda, duke mposhtur sërish Tyson Furyn në Riad me vendim unanim. Dueli i dytë mes...

Ardienne GodBold rikthehet te KBF Bashkimi për pjesën e dytë të sezonit

Pas një viti mungese, Ardienne GodBold, e njohur me nofkën "Nunu", është rikthyer te KBF Bashkimi. Ky rikthim i saj vjen si përforcim për...

Lajmet e Fundit