17.1 C
Prizren
E diel, 20 Prill, 2025

Deklarohet i pafajshën zyrtari i Komunës së Rahovecit

Në shqyrtimin fillestar të mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Gjakovë, i akuzuari Syljeman Daka është deklaruar i pafajshëm se në cilësinë e zyrtarit të shërbimeve publike në Komunën e Rahovecit, ka keqpërdour detyrën zyrtare.

Deklarimin rreth akuzës, i akuzuari Daka e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Ardita Beqiraj-Hyseni, raporton “Betimi për Drejtësi”.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

“Nuk ndihem fajtor” tha i akuzuari Daka.

Meqenëse i pandehuri Daka nuk e pranoi fajësinë, gjyqtari i çështjes, Sulltan Dobraj, e njoftoi atë se në afat prej 30 ditësh, ka të drejtën të paraqesë kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Ndërsa, në seancë mungoi i dëmtuari Avdi Jakupi, i cili sipas gjyqtarit Dobraj është ftuar në mënyrë të rregullt, por që me anë të një e-maili ka njoftuar se nuk mund të marrë pjesë për shkak të obligimeve personale.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, thuhet se më 27 dhjetor 2022, në fshatin Krushë e Madhe dhe në fshatin Xërxë të Rahovecit, i pandehuri Sylejman Daka, në cilësinë e zyrtarit për shërbime publike në Komunën e Rahovecit, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, me qëllim që t’i shkaktojë dëm presonit tjetër- të dëmtuarit kontraktuesit OE “Agro Invest” Sh.P.K., me përfaqësues të autorizuar Avdi Jakupin.

Aktakuza thotë se duke mos përfillur procedurat ligjore të përcaktuara, si menaxher-mbikëqyrës i rrnimit, nuk e ka lejuar që të bëhet rrënimi i objekteve pa leje në vendet e lartpërmendura, por urdhvroi vetëm pjesërisht rrënimin e tyre.

Gjithmonë sipas aktakuzës, edhe pse i akuzuari Daka është njoftuar në formë të shkruar nga aktvendimet e nxjerra nga inspektori i ndërtimit të Komunës së Rahovecit se duhet të veprohet në bazë të aktvendimit të 20 korrikut 2022, konkluzionit mbi lejimin e ekzekutimit të 7 shtatorit 2022 dhe aktvendimit të 30 shtatorit 2022 dhe konkluzionit mbi lejimin e ekzekutimit të rrënimit të 14 tetorit 2022, i akuzuari nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, ka urdhëruar vetëm pjesërisht rrënimin e tyre edhe pse në aktvendime thuhej të bëhet rrënimi i tërësishëm dhe trualli të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Me këtë, thuhet se i është shkaktuar dëm material të dëmtuarit Avdi Jakupi në shumë prej 8 mijë e 263 euro e 40 centë.

Për këto veprime, Sylejman Daka po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414, paragrafi 1 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

“Shantazhi” në Suharekë: A kërkoi para nëna që e akuzoi kopshtin?

Policia në Suharekë po vazhdon ta hetojë edhe më tutje një rast ku nëna e një gjashtëvjeçare e raportoi tek autoritetet edukatoren për dhunë...

Martohen Gjesti dhe Egli, këto janë fjalët prekëse që ia tha “gruas”

Gjesti dhe Egli tashme janë “martuar” në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 4. Moderatori i BBVA Ledion Liço ka kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë...

Po të shkruaj…!

Lajmet e Fundit