4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Demaçi fajëson institucionet për anashkalim të Luginës

Demaci11-21Në konferencën shkencore “Presheva, Bujanoci dhe Medvegja – dje, sot dhe nesër”, kanë marrë pjesë mbi 40 referues. Adem Demaçi, për “KultPlus”, ka thënë se një konferencë e tillë do të duhej të organizohej nga Akademia e Shkencës dhe e Arteve të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Ka përfunduar sot, konferenca shkencore dy ditore “Presheva, Bujanoci dhe Medvegja – dje, sot dhe nesër”, që ka qenë e organizuar nga Instituti Albanologjik në Prishtinë së bashku me Shoqatën për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës.

Në këtë konferencë janë paraqitur më shumë se 40 kumtesa, të cilat janë lexuar nga një varg studiuesish si dhe përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të atyre të komunave: Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ku janë trajtuar temat që kanë të bëjnë me statusin e këtyre trevave. Këto kumtesa, njëkohësisht që ishin si kontribut për konferencën shkencore kushtuar vendeve të Luginës së Preshevës, kanë pasur për synim përfshirjen e gjithëmbarshme, si në planin e çështjeve që lidhen me këto treva, ashtu edhe në planin kohor.

Një konferencë dhe një veprim i tillë është i pamjaftueshëm, nëse nuk pasohet edhe nga organizime të këtilla siç ishte kjo konferencë shkencore, u tha nga të pranishmit.

Simboli i rezistencës kombëtare-shqiptare, Adem Demaçi, ka theksuar për “KultPlus”, se disa prej medieve në vend duhet të jenë të turpëruar, për arsye se nuk i kanë kushtuar vëmendje të veçantë këtij aktiviteti për viset e Luginës së Preshevës. Ai ka pohuar se nga kjo konferencë kanë dalë të dhëna të rëndësishme të cilat janë studiuar për gjendjen aktuale të Luginës së Preshevës.

“Në këtë konferencë janë theksuar disa të dhënë të vërteta për situatën e tanishme tejet të vështirë që gjendet kjo pjesë, apo siç u pajtuam tashmë ta quajmë Kosova Lindore. E keqja qëndron në atë, se këtu nuk pati media televizive të cilat do të duhej ta bënin xhirimin e të gjitha kumtesave që u lexuan nga studiues të ndryshëm, për arsye se do ta bënin informimin për shumë njerëz të cilët nuk e dinë se në çfarë gjendje ndodhet Lugina e Preshevës”, theksoi veprimtari Demaçi, duke shtuar më tutje se në disa institucione tona informative janë instaluar njerëz të cilëve nuk iu intereson shumë çështja kombëtare shqiptare, mirëpo më e rëndësishme se kjo është që Lugina e Preshevës pret ndihmën e shtetit të Kosovës.

Demaçi, më pas ka theksuar se një organizim të këtillë do të duhej ta bënin edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
“Një organizim si ky i Institutit Albanologjik, qysh moti do të duhej ta bënte edhe Akademia e Shkencave të Kosovës, por as për këtë nuk kanë sens për të organizuar një konferencë të tillë. Nuk iu intereson kjo punë shumë. Instituti Albanologjik, vazhdimisht ka shprehur interesim për viset e Luginës së Preshevës. Për neve është me rendësi se të gjitha këto materiale, do të ishte mirë që të ishin të regjistruar edhe në Akademinë e Shkencave në vend, por edhe në atë të Shqipërisë, pasi janë të dhëna të bazuar në argumente dhe fakte”, është shprehur kështu Adem Demaçi.

Kurse, drejtoi i Institutit Albanologjik të Kosovës, Hysen Matoshi, i cili njëkohësisht ka bërë mbylljen e kësaj konference shkencore, ka deklaruar se me këtë organizim është arritur që të trajtohen aspekte të së kaluarës, të tanishmes dhe të ardhmes së viseve të Luginës së Preshevës.

“Pjesë e pazgjidhur e çështjes shqiptare vazhdon të jenë trevat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Edhe marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet UÇPMB-së dhe forcave të armatosura serbe, ende nuk janë të realizuara. Çartë doli nga kumtesat të cilat janë lexuar në këtë konferencë se një pjesë e madhe e synimeve shqiptare nuk janë realizuar, ku ka një dëshpërim të madh sidomos në periudhën e fundit, vërehet edhe një trend i shtimit të represionit serb”, u shpreh Matoshi, ku tha më pas se këto kumtesa si materie të rëndësisë kombëtare duhet të bëhen preokupim yni i vazhdueshëm profesional.

Përndryshe, në kuadër të konferencës shkencore me titullin “Presheva, Bujanoci dhe Medvegja – dje, sot dhe nesër”, në hollin e Institutit Albanologjik në kryeqytet ka qenë e hapur edhe një ekspozitë me fotografi të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të vendeve të Luginës së Preshevës.

Më Shumë

Promovohet libri “Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin”

Libri " Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin" i autorit Salajdin Krasniqi u promovua mbrëmë në Prizren . Libri është vlerësuar lartë. Redaktori Dr. Nexhat Çoçaj tha se...

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit