4 C
Prizren
E martë, 9 Dhjetor, 2025

Dëmet nga vërshimet në Rogovë të Hasit janë të mëdha|Video

Fermerët po ankohen se dëmet janë të mëdha me mijëra euro pas vërshimeve të ditëve më parë. Në terren kanë dalë zyrtarët komunalë për t`i vlerësuar dëmet.

 

Në Rogovë të Hasit, dëmet në bujqësi të shkaktuara nga vërshimet e fundit po llogariten të jenë shumë të mëdha.

Qindra hektarë të mbjellë me kultura të ndryshme, sidomos me atë të specit, janë dëmtuar pothuajse 100%.

Xhelal Shala, familja e të cilit varet vetëm nga bujqësia, thotë se nga tre hektarët me speca të cilët janë krejtësisht të dëmtuar, ka pritur së paku 30 mijë €. Xhelali thotë se fatin e njëjtë e kanë pasur edhe rreth 100 fermerë tjerë nga Rogova.

E për t`i evidentuar dëmet nga vërshimet e javës së kaluar, Komuna e Gjakovës ka formuar një komision të veçantë.

“ Ne si komision kemi ardhur me e konstatua gjendjen reale sepse vlerësimin e mëtutjeshëm do ta  implementojë Ministria e Bujqësisë. Ajo çka shihet sot është se dëmi që ju ka shkaktuar fermerëve  realisht është i pabesueshëm dhe i paimagjinueshëm. Kanë investuar shumë për me ardh deri te ky prodhim, në momentin e fundit ka ndodhur përmbytja dhe tani fermerët janë në një pozitë shumë të palakmueshme”, tha Robert Marjakaj, Udhëheqës i Komisionit për vlerësimin e dëmeve.

Marjakaj thotë njëjtë është duke u punuar çdo ditë edhe nëpër fshatra të tjera të komunës, ku janë dëmtuar edhe shumë biznese dhe ekonomi të tjera familjare, në mënyrë që vlerësimet e dëmeve dhe adresimi i tyre të bëhet në kohë reale.

 

Më Shumë

Arrestohen dy të dyshuar në Prizren, postuan në rrjete sociale video duke shtënë me armë

Dy të dyshuar për armëmbajtje pa leje janë arrestuar në Prizren të hënën. Sipas njoftimit të Policisë, ata kishin postuar video në rrjetet sociale ku...

Nis transformimi i ndriçimit të jashtëm në Spitalin e Prizrenit

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka njoftuar nisjen e një projekti të rëndësishëm që ka për qëllim modernizimin dhe rritjen...

Lajmet e Fundit