E dhimbshme: Ndahet nga jeta i riu nga Pirana e Prizrenit në Itali

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur sot në familjen Bajrami nga Pirana e Prizrenit, pasi familjari i tyre, Dreni, është ndarë nga jeta në moshë të re në Itali.

Kështu kanë bërë të ditur miq e familjarë në rrjetin social në Facebook, ku kanë shkruar se vdekja e tij i ka tronditur.

“Lajm i hidhur ndarja nga jeta e të riut Dren Bajrami, nga Pirana, i cili u nda nga jeta në moshë të hershme në Itali. Kjo vdekje sot na tronditi të gjithë neve. Dreni, ishte djalë i urtë, punëtor dhe shumë i sjellshëm. Dreni do të na mungojë shumë dhe do ta kujtojmë gjithmonë me mall. Ngushëllime familjes, shokëve dhe miqëve të tij./Gazeta Sinjali

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Lajmet e Fundit